Tre persona ku njëri prej tyre edhe një punonjës policie janë arrestuar nga policia pasi janë kapur me një sasi prej 150 kg drogë e llojit kanabis sativa.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Depërtimi” janë arrestuar shtetasit Fiqiri Kaso, Arti Luan Karolli banues në Gjirokastër dhe Bledar Halit Danaj 33 vjeç me detyrën e policit në Gjirokastër, të cilët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të mallit të transportuar deri në Tiranë me një automjet.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës Alma Katragjini bëri me dije se droga vinte nga fshati Lazarat i Gjirokastrës dhe ishte e destinuar për shitje në zona e vende të ndryshme në kryeqytet.

Gjatë operacionit “Depërtimi” u sekuestruan sasia e 150 kilogramëve Cannabis Sattiva, dy automjete, një armë zjarri pistoletë TT.

SHPËRNDAJE