Revista amerikane “Time”, ditë më parë botoi njё numёr special me titull: Mother Teresa: “The Life and Works of A Modern Saint”( Nёna Tereze: Jeta dhe Puna e njё Shejtreshe Moderne). Një muaj më parë, po “Time” kishte botuar njё numёr tjetёr special: “Njёqind personalitetet mё tё shquara tё botёs tё tё gjitha kohёrave”, ku bёn pjesё edhe Nёna Terezё. Ndёrsa kёtё numёr special e pёrgatiti David Van Biema, shkruan NOA

Nga Gjekё Gjonlekaj/New York

Parathёnien e kёtij numri tё veçantё e shkroi Rick Warren. TIME kushtuar Nёnёs Terezё ka 96 faqe dhe ndahet nё 7 kapituj. “Miliarda njerёz kanё dёgjuar pёr mёshirёn e Nёnёs Tereze shkruan Rick Warren, por jo tё gjithё kanё dёgjuar pёr zotёsitё e saj administruese qё mund tё shihen sot jo vetёm nё Kalkutё por nё tё gjitha vendet e botёs.Njё prej titujve mё tё shkёlqyeshёm tё kёsaj reviste ёshtё shkrimi: “Dashuri pa kushte”. Zoti Warren shkruan se Nёnё Tereza kurrё nuk vente kushte pёr shёrbimet e saj. Kurrё nё jetёn e saj nuk ka thёnё se Unё nuk do tё kujdesem pёr ty nё qoftё se nuk bёhesh i krishterё. Kjo murgeshё shqiptare trupvogёl ishte njёra prej lajmёtareve mё tё mira nё botё nё shekullin XX. Shumica e njerёzve sot nuk e dinё ndryshimin midis heroit dhe famёs. Nёnё Tereza nuk ishte e famshme. Ajo ishte heroinё dhe e shenjtё. Atё e dёgjonin udhёheqёsit e botёs. Dick Warren e mbyll kapitullin e tij me fjalёt e Nёnёs Terezё:
“Zoti nuk kёrkon prej jush punё tё mёdha. Ai kёrkon nga ju punё tё vogla por tё bёra me dashuri. Por atё punё duhet ta bёni sot”. Nё faqen 8 dhe 9 janё 17 fotografi qё lidhen me jetёn dhe veprimtarinё e saj. Nёna Tereze shkruan revista TIME lindi nё vendin ku ndahen Evropa dhe Azia, islami dhe krishtёrimi. Autori i kёtij kapitulli krahason Nёnёn Tereze me Jesu Krishtin dhe Shkupin me Nazaretin dhe shton: “sa mё shumё qё bёhej e njohur nё botё, aq mё shumё tregonte se ёshtё shqiptare”. Profesor Ines Murzaku i Universitetit Seton Hall nё New Jersey qё ka shkruar shumё pёr katolicizmin shqiptar e pёrshkruan familjen Bojaxhiu nё kёtё mёnyrё: “Prindёrit e saj ishin pjesё e njё elite jo shumё e ndryshme nga borgjezia e Evropёs Perёndimore. Nё kёtё pjesё tё revistёs ёshtё biografia e familjes dhe nё shumicёn e paragrafёve flitet pёr origjinёn e saj shqiptare. Nё rrugёn e gjatё ndёroqeanike pёr nё Indi qё zgjati 7 javё Nёnё Tereza shkroi poezi dhe disa nga ato vargje janё botuar nё kёtё revistё. Kjo pjesё e revistёs ёshtё ilustruar me shumё fotografi. Kapitulli tjetёr ёshtё: “Tereza dhe Jesusi”. Fillon me rrёfimet e dashurisё pёr Krishtin,pёr pastёrtinё shpirtёrore,pёr udhёtimin e saj pёr nё Darjeeling dhe se gjatё kёtij udhёtimi kishte dёgjuar thirrjet e Jesusit. Kjo pjesё ёshtё ilusturar me disa fotografi qё tregojnё llahtarinё e mjerimit tё Kalkutёs, pastaj shёnime nga tmerri i luftёs civile. Revista TIME shkruan pёr vrasjen e Mahatma Gandit nё vitin 1948.Po atё vit Nёna Tereze themeloi Misionin Bёmirёs. Edhe pse ishte katolike i pёlqente shumё njё fjalё e urtё e Indisё: “Ai qё i shёrben tё varfёrit,i shёrben Zotit”. Nё atё faqe ёshtё botuar njё fotografi e madhe e ceremonisё mortore tё Mahatma Gandit. Kapitulli i tretё thotё: “Lindi Misioni i saj”. Pёr themelimin dhe konsolidimin e kёtij Misioni Nёna Tereze u ballafaqua me shumё vёshtirёsi, sepse njё pjesё e madhe nuk e kuptonin qёllimin e saj dhe i krijonin pengesa tё ndryshme. Ata shumё herё e kanё kёrcёnuar se kanё pёr ta vrarё,por Nёnё Tereza nuk kishte frikё. Nё Kalkutё jetonin mё shumё se 14 milionё refugjatё si pasojё e luftёs civile pёr shkaqe fetare dhe ndarjes sё Pakistanit nga India. Nёnё Tereza kishte parё me sytё e saj pёr çdo ditё mijёra njerёz tё vdekur nёpёr rrugёt e Kalkutёs. Kjo tragjedi e madhe njerёzore e shtyri qё tё themelonte Misionin Bёmirёs. Pёr tё gёrbulurit kishte njё kujdes tё veçantё. Ajo i kёshillonte murgeshat: “Kini mёshirё kur t’i prekni tё gёrbulurit”. E bёnte kёtё porosi sepse ata kishin dhimbje tё mёdha. Njё prej sukseseve mё tё mёdha tё Nёnёs Tereze nё Indi ёshtё se Ajo theu mendimin dhe qёndrimin qё kastet e larta indiane kishin pёr tё varfёrit. Ajo bёri njё revolucion ashtu siç bёri Jesu Krishti nё kohёn e tij, sepse shёmbi atё mentalitetin e vjetёr tё pasanikёve pёr tё varfёrit.

Kapitulli katёr: “Nёna e Botёs”, Ajo bёnte mrekullira.Ndёrsa njё dem i tёrbuar dёbonte njerёzit nёpёr rrugёt e Kalkutёs pёr t’i vrarё, kur pa Nёnё Terezen qё kishte ngritur dorёn lart, demi u qetёsua. Pёr kёtё dhe shumё mrekullira tё tjera flitej nё Indi dhe nё shumё vende tё botёs. Njё tjetёr mrekulli qё mund tё quhet heroizëm i pashoq ёshtё hyrja e saj nё spitalin e tё sёmurёve mendor nё Bejrut, nё kohёn kur qyteti bombardohej nga forcat izraelite. Spitali i atyre tё mjerëve gjendej nё pjesën muslimane tё qytetit dhe i gjithё personeli ishte larguar dhe tё semuret ishin vetëm. Ajo lutej pёr armёpushim. Puna me 4 milion tё gërbulur ka qenё shёrbimi mё i vёshtirё. Murgeshat nuk e duronin erёn e keqe,dhe kurdo kishin vёshtirёsi, Nёna Tereze ndёrhynte.Thonё se kishte imunitet kundёr tё gjitha sёmundjeve. Nё vitin 1974, Nёnё Tereza u ftua nga Komisionit i senatit tё Shteteve tё Bashkuara nё Washington dhe senatori Hubert Humphrey pёr tё dhёnё dёshmi pёr mungesёn e ushqimeve nё botё. Fjalimi i Nёnёs Tereze nё Senatin amerikan ishte shumё i fuqishёm shkruan revista TIME.

Kapitulli pesё: Nёnё Tereza: “Yll Drite”. Nёpёr qytetet dhe vendet e banuara amerikanёt e komercializonin emrin e saj. Ajo nderohej nga tё gjitha personalitetet e njohura tё botёs, tё gjitha besimeve fetare, pastaj tё artit tё shkencёs,politikёs dhe kulturёs.Nёnё Tereza ishte pak konservatore dhe kishte shumё pikёpamje tradicionale pёr familjen. Ajo nuk ishte shumё e lumtur qё gruaja po merr rolin kryesor nё familje nё shoqёrinё perёndimore. Nёnё Tereza vizitoi Shqipёrinё pёr herё tё parё nё gusht tё vitit 1989 e jo siç shkruan TIME nç vitin 1991. Nёnёn Drane dhe motrёn Age nuk i pa kurrё qysh nё vitin 1928 kur u largua nga Shkupi. Pёrsёri nё kёtё kapitull janё botuar shumё fotografi tё Nёnёs Tereze me personalitetet mё tё njohura tё botёs.

Kapitulli i gjashtё: “Agonia e Saj” qё ёshtё botuar 10 vjet pas vdekjes ёshtё si njё dinamit nё biografinё e Nёnёs Tereze. Libri me titull:

“Nёnё Tereza: Eja, bёhu drita ime” ka shkaktuar mendime pro dhe kundёr kanonizimit tё saj. Autori i kёtij libri Dom Brian Kolodiejchuk ёshtё postulator i saj i cili punoi me Nёnёn Tereze dhe Misionin Bёmirёs 20 vjet. Nёnё Tereza prej vitit 1948 e deri mё 5 shtator tё vitit 1997 qё ёshtё larguar nga kjo jetё, ka pёrjetuar njё agoni dhe netё e ditё tё errёta nё lidhje me kёtё çёshtje. Pёr kёto mundime u ka drejtuar autoriteteve tё larta fetare 150 letra. Pёr pothuajse 50 vjet vetёm 5 javё ka qenё e lirё nga kёto mundime shpirtёrore. Pёr kёto probleme kishte biseduar me teologun e njohur austriak Joseph Neuner dhe me shumё personalitete tё tjera tё larta fetare. Disa mendojnё se prania e saj nё tё gjitha ato vuajtje e mjerime ishte shkaku kryesor i territ. Ajo ndoshta kёrkonte lidhje mё tё fuqishme me Zotin pёr t’i ndihmuar ata. Dhimja e tyre mund tё ishte shkaku i territ tё saj shpirtёror.Nё vitin 2010 i dёrgova Kongregacionit pёr Shejtёrimin e Nёnёs Tereze njё shkrim 10 faqesh, pastaj fotografi dhe letra nga korrespondenca qё kisha pasё me Tё. Dёrgova edhe njё CD tё uratёs “Puna e Pendimit” qё Ajo e kishte thёnё nё gjuhёn shqipe. Njё kopje tjetёr komplet e dёrgova nё zyrёn tjetёr tё Kongregacionit nё Kaliforni. Nё atё kohё fillova lidhje telefonike dhe korrespondencёn me postularin e saj At. Brian Kolodiejchuk. Ai mё falenderoi me shkrim pёr dokumentacionin qё i dёrgova. E pёlqente shumё sidomos uratёn e saj nё gjuhёn shqipe. Nё esenё time shpёtimin e popullit shqiptar nё fund tё shekullit tё kaluar e kisha lidhur me emrin e Nёnёs Tereze dhe lutjet e saj. Kёto pohime ishin me argumente.Dokumenti im ishte si “njё pikё ujё nё oqean”,por Nёnё Tereza na kishte porositur se oqeani me njё pikё ujё mё shumё ёshtё mё i pasur. E pyeta postularin e Nёnёs, At. Brian nёse vepra e tij do tё dёmtojё ose vonojё shejtёrimin e saj. Ai tha, absolutisht jo,sepse shejtёrimi i saj pa kёto fakte nuk do tё ishte nё rregull. Nё kapitullin e 7 dhe i fundit “Kauza”,autori pyet. Kush ёshtё shejti? Nё fenё katolike shejti ёshtё njё model pёr tё tjerёt dhe ndёrmjetёsues nё parajsё para Zotit. Menjёherё pas vdekjes janё dёgjuar shumё zёra pёr shejtёrimin e saj dhe brenda javёsh ka filluar kjo proçedurё. Pjesa kryesore e kёtij shkrimi ka tё bёjё me historinё e shejtёrimit,veçanёrisht tё Nёnёs Tereze. Ky botim special i revistёs TIME ka disa tё dhёna me rёndёsi deri tani tё panjohura dhe ka rёndёsi pёr studime mё tё gjёra.Ata qё e kanё pёrgatitur dhe financuar meritojnё respektin sidomos tё shqiptarёve tё Amerikёs. Kjo revistё gjendet kudo nёpёr dyqanet amerikane dhe ёshtё nё nderin e shqiptaro-amerikanёve qё ta blejnё dhe ta ruajnё pёr kujtim si njё suvenir. Emri i kombit shqiptar nё kёtё revistё speciale pёrmendet pёr tё mirё mё shumё se nё asnjё revistё tjetёr.Nёna Tereze ёshtё shtylla kryesore e moralit shqiptar dhe gjithnjerёzor. O Nёnё e dashur lutu pёr ne.

SHPËRNDAJE