Polici sllavo-maqedonas pjesëtar i forcave speciale ‘tigrat’ vret dy të rinj shqiptarë

Polici sllavo-maqedonas më parë ke qenë pjesëtar i forcave speciale ‘tigrat’ dhe se më pas është transferuar në policinë kufitare.

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Gostivar. Polici 39 vjeçar Jakim Trifunovski ka vrarë dy të rinj Besnik Shehapin 26 vjeç dhe Imran Memetin 30 vjeç.
Sipas MPB-së, vrasësi është punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.
Ai sot ka vrarë dy të rinjtë pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare.
Sipas dëshmitarëve që refuzojnë të flasin para kamerave, pas grindjes polici ka nxjerr revolen dhe ka shtirë në drejtim të tyre duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
“Rasti ka ndodhur rreth orës dy të mesditës së sotme pikërisht në këtë vend ku gjendemi tek vetura e cila ndodhet prapa nesh”.

Vrasjet ka ndodhur rreth orës 13 në rrugën “Kej Vardari” në afërsi të sallonit të mobiljeve “Montenegro”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme. Zëdhënësi Ivo Koetevski është shprehur se polici ka gjuajtur në vetë mbrojtje ndërsa në zënkën në fjalë sipas tij kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë.

Zënka verbale shumë shpejt është shndërruar në zënke fizike. Dhe sipas deklaratës së të dyshuarit, ai me qëllim të mbrojtjes ka shtënë dy plumba në ajër, ndërsa pastaj ka shtënë në drejtim të dy personave të cilët janë plagosur dhe fatkeqësisht më pas iu nënshtruan plagëve. Zyrtari policisë Jakim Trifunovski është 39 vjeç, i lindur në Gostivar, është i punësuar në vitit 2002 në Ministrinë e Brendshme ”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB.
Menjëherë pas kryerjes së aktit, polici është arrestuar nga organet e SPB-së së Gostivarit ndërsa në vendin e ngjarjes hetimet janë kryer nga gjykatësi hetues, prokurori dhe policia e Gostivarit. Ndryshe banorët e lagjes që nuk pranuan të flasin publikisht thanë për Alsat se polici Jakim Trifunovski është i njohur për banorët e kësaj lagje për prishje të qetësisë dhe rendit publike dhe se i njëjti sipas tyre më parë ke qenë pjesëtar i forcave speciale ‘tigrat’ dhe se më pas është transferuar në policinë kufitare.

SHPËRNDAJE