Dita e djeshme ishte e rëndë për tifozët e kombëtares së Kosovës në futboll, por edhe për gjithë shqiptarët në përgjithësi, ai të cilit ia kishin lënë në krah shiritin e kapitenit tek Kosova U21, paska vendosur ta “tradhëtoj” atdheun për Suedinë.

Sigurisht se ky nuk është rasti I parë,ndër të tjerë, më të bujshmit kanë qenë Adnan Januzaj i cili bashkë me prindin e tij paturpësisht e kishin tallur madje Kosovën herë duke premtuar se do të luajn, e herë duke thënë se është e pamundur, derisa kishin marrë premtimin nga Belgjika se do ti garantohej një pozitë startuese atje, megjithatë, kjo kishte zgjatur vetëm pak, kjo pasi që sot jo se nuk është startues, por ka kohë që Belgjika as nuk e grumbullon Januzajn, e lëre më ta fus në ndonjë ndeshje.

Njëjt ka qenë edhe rasti i Andi Zeqirit I cili deri në momentet e fundit iu kishte premtuar drejtuesve të FFK-së se do të luaj për Kosovën, ndërkohë që në momentet e fundit kishte vendosur për Zvcirën, e mllefin e madhë të tifozëve ndaj tij, më së miri keni pasur mundësi ta shihni në ndeshjen miqësore Zvicër-Kosovë e cila u luajt në Cyrih, e që saherë që Zeqiri prekte topin, e gjithë publika e fishkëllente.

Në anën tjetër, rasti me Kurtulus është më i freskëti dhe më i dhmbshmi për tifozët, kjo pasi që tek skuadra U21 ia kishin besuar madje shiritin e kapitenit e në fund, paska vendosur ta “tradhëtoj” Kosovën. Ndër reagime të tjera të shumta të tifozëve, gjatë ditës së djeshme pos fyerjeve, kemi parë edhe kërkesa interesante nga tifozët dardan, të cilët nga institucionet kanë kërkuar që djaloshit në fjalë ti merret edhe nënshtetësia e vendit, pasi që ata vlerësojnë se e ka shitur interesin e atdheut për interesa personale.

SHPËRNDAJE