Për themelimin e këtij njësiti në Kosovë, Drejtori i Policisë, Reshat Maliqi ka thene per ajencine “Presheva Jone” se “ky qender informative vendore dhe nderkombterae ne lufte kunder krimit do t ejte ne favor për të gjitha institucionet dhe agjencitë, që punojnë për zbatimin e ligjit…”

Prishtine,22 qershor/AIK-Presheva jone

Zyra e ILECU-t në Policinë e Kosovës nga sot ka filluar së funksionuari, byro kjo koordinuese dhe sekrete, të cilat do kenë për obligim mbledhjen dhe koordinimin e informatave, të cilat vijnë nga shtatë vende të regjionit, vlerësohet të jetë e domosdoshme për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkan dhe më gjerë. Në këtë ceremoni të hapjes së kësaj zyre mori pjesë drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës gjeneral Reshat Maliqi,ministri i punëve të mbrendshme z.Bajram Rexhepi,Herbert Anderl drejtor i policisë austriake për qështje sigurie si  dhe përfaqësues të INTERPOL dhe EUROPOL

 

Është themeluar Njësiti për Koordinim Ndërkombëtar për Zbatim të Ligjit – ILECU, në  kuadër të Policisë së Kosovës. Ministri i Puneve te Brendshme, z.Bajram Rexhepi, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si çelësin kryesor për luftimin e krimit të organizuar.

 

Rexhepi, tha se marrëveshjet e shumta të nënshkruara për bashkëpunim me shtete të rajonit dhe të Evropës po japin rezultatet e pritura, ndërsa ka garantuar për mbështetjen e qeverisë.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Austriake, Herbert Anderl, është shprehur i kënaqur që rrjeti i ILEC-ut, është zgjeruar edhe në Kosovë. “Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informacioneve, është lufta më e madhe që mund të bëjmë kundër krimit të organizuar”, ka thënë Anderl.

 

Për themelimin e këtij njësiti në Kosovë, Drejtori i Policisë, Reshat Maliqi ka thene per ajencine “Presheva Jone” se “ky qender informative vendore dhe nderkombterae ne lufte kunder krimit do t ejte ne favor për të gjitha institucionet dhe agjencitë, që punojnë për zbatimin e ligjit. ..”

Do theksuar se ILECU është një organizatë, themelimi i së cilës është financuar nga Komisioni Evropian, përderisa qëllimi i saj është rritja e shkëmbimit të informatave ndërmjet policive të shtatë shteteve të Ballkanit. “ILECU është njësi për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit, njësi e cila do të funksionojë në shtatë shtete të Ballkanit. Zyra e parë e kësaj organizate është hapur më 24 qershor 2010 në Shqipëri, ndërsa sot një zyrë e ngjashme është hapur edhe në Kosovë, gjë që shënon edhe hapjen e shtatë zyrave në vendet e regjionit, përkatësisht në Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë”, thotë koordinatori për zyrën e ILECU-t në Kosovë, Veton Elshani.

SHPËRNDAJE