Sot me fillim prej orës 18:00 në fshatin Rahovicë është mbajtur themelimi i nëndegës së subjektit më të ri  Rilindjes Demokratike.

 

Preshevë,6 Mars
Mbledhjen në të cilën u zgjodhë kryesia e degës së kësaj partia e udhëhoqi z.Burhan Emërllahu ku të pranishëm ishin 39 simpatizantë të kësaj partie me të cilët u bisedua rrethë synimeve dhe vizionit të këtij subjekti.
Kryetari i kësaj nëndege u zgjodhë Naser Sadiku,Hana Emërllahu nënkryetare  kurse Faik Rexhepi sekretar, ndërsa  arkatar Selajdin Xhelili. Të gjithë këta përshëndetën të pranishmit për besimin e dhënë duke premtuar se do të punojnë për të mirën dhe interesat e atyrëve që ia besuan pozitat udhëheqëse.


Gjatë këtij takimi me simpatizantët fjalën e mori Kryetari i Kuvendit z.Besim Abduli ku tha se është mirënjohës për mbështetjen që po i jepet këtij subjekti me ide të reja për zhvillim dhe avancimin e proceseve.
Para të pranishmëve foli edhe kryetari i këtij subjekti dr.Ramiz Latifi, z.Naser Nuredini nënkryetar, Naser Sadiku e Burhan Emërllahu të cilët së bashku konkluduan se definitivisht ka ardhur koha që në Preshevë të dëgjohet një zë më ndryshe, një zë që do të mendoj për qytetarët dhe tu japë llogari atyre.

SHPËRNDAJE