Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka publikuar foton me Trumpin, duke e theksuar deklaratën e tij se  ai e mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Postimi i plotë:

Në Paris takova presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan.

SHPËRNDAJE