Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një takim me banorët e Çegranit dhe gjatë zgjedhjes së strukturave të reja partiake në këtë vendbanim shqiptar ka apeluar që shqiptarët ti bashkohen kësaj radhe opsionit të PDSH-së.

“Çështja e parë që askush nuk e konteston është se këto të cilët i kemi në qeveri janë faqja e zezë për vete, për familjet e veta dhe për tërë kombin shqiptar. Tërësisht janë të dorëzuar, çdo ditë partneri i koalicionit i shtyp, i fyen, i ofendon dhe ata nuk lëvizin aspak. Çështja e dytë është se nuk guxon ky dorëzim dhe ky nënshtrim i tyre të bëhet dorëzim dhe nënshtrim edhe për ne të tjerët. Ne që jemi këtu prej momentit që dalim prej kësaj salle duhet ta nisim betejën dhe luftën ti bindim vëllezërit tonë që janë jashtë se ja vlen të angazhohen politikisht duke filluar prej njerëzve që janë me shkollë e deri ata që janë pa shkollë, prej bujqve deri te intelektualët të jua çojmë një porosi gjenerale se asnjë punë nuk rregullohet vetvetiu, asnjë punë nuk forcohet pa mos pas prapa vete forcë të madhe politike, ju e dini se kjo parti ka kaluar faza dhe kriza shumë të rënda mirëpo në zgjedhjet e fundit u vërtetua se kjo është rruga e vetme dhe e vërtetë e shqiptarëve që çon drejt suksesit dhe drejt zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka folur edhe lidhur me opsionin e partive tjera më të vogla shqiptare. “Të gjitha ata të cilët mendojnë ndryshe porosinë e tretë që duhet tua çojmë është: kot mundoheni me grupe të vogla politike, PDSH-ja është shtëpia e madhe politike e shqiptarëve dhe PDSH-ja është ajo që i rrin ballë qoftë Ahmetit qoftë Gruevskit qoftë të tjerëve. Nuk duhet të harxhohen energjitë, nuk duhet të mashtrohen njerëzit prej grupeve të vogla se do të ndryshojnë punët, do ta punësojnë djalin dhe do të zgjidhen problemet. Kemi 300.000 mijë djem të pa punë, nuk është vetëm djali im dhe i joti i papunë. Kemi 300.000 mijë familje në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike. Nëse nuk arrijmë bashkërisht si komb të vijmë aty ku do të themi se do ta marrim pjesën e buxhetit që na takon neve si shqiptar, s’ka zgjidhje”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, gjitha opsionet tjera janë rrena dhe mashtrime, pa dashur që askënd ta ofendoj, gjithë angazhimet, të gjitha premtimet tjera të vogla janë mashtrime për popullatën. Tetova dhe Gostivari kanë mbi 350 mijë votues shqiptarë, nëse në Tetovë dhe Gostivar zgjidhet puna, atëherë zgjidhet puna për gjithë shqiptarët.

“Beteja e ardhshme e Marrëveshjes Politike të PDSH-së është Gostivari. Unë besoj se me një angazhim të përbashkët do të dalim faqebardhë. Ne që jetojmë në Gostivar dhe Tetovë, nuk duhet me ju a zënë për të madhe atyre të cilët jetojnë në vendet ku shumica është popullatë maqedonase, ato kërkesat i kanë më të vogla, atyre ua marrin votat edhe me zor, ne me votën tonë me angazhimin tonë mund ti çlirojmë edhe ata qofshin në Kërçovë, Zajaz apo në malësinë e Karadakut ku ua marrin votat me dhunë” , ka përfunduar kryetari i PDSH-së.

Në punimet e këtij kuvendi zgjedhor në Çegran është zgjedhur kryetar Afrim Abazi.

SHPËRNDAJE