Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, pritet të udhëtojë për në Finlandë, Letoni dhe Rusi nga 27 deri më 30 qershor, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit. Në Helsinki, sekretarja Clinton pritet të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë finlandez për të diskutuar një varg çështjesh në fushën e politikës së jashtme, përfshirë ekonominë evropiane, Sirinë, Iranin dhe ndryshimet klimatike, transmeton REL.
Të enjten, Clinton thuhet se do të udhëtojë për në Riga të Letonisë ku, gjithashtu, do të takojë zyrtarë të lartë shtetërorë për të biseduar rreth “përkushtimit të përbashkët në misionet e NATO-s” dhe për rimëkëmbjen e Letonisë nga kriza ekonomike.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit të saj në Rusi, Çlinton do ta udhëheq delegacionin amerikan në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik në Azi.
Sekretarja amerikane pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov.