Presheva, karta e fundit (e vonuar) e Thacit qe po mundohet ta perdor per karrieren e tij

 

Preshevë, 26 korrik – Liderë të Luginës së Preshevës sort ishin  ftuar ne Prishtinë ngalideir kosvar Albin Kurit në nje tryezën e organizuar nga Vetëvendosje, per ter diskutuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Por Hashm Thaci,kishte marrur (indnapuar) ne korridor delegacionin nga Presheva te cilen ishin nisur tek zyrat e liderit e VV Albin Kurti.  Kete Thaci e beri për ta djegur (lene ne hije) tryzaene  VV me delagaconin ga Presheva dhe  për inat te Vucicit i cili dje ne Beograd kishte pritur serbet e Kosovës, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

“Gardiani” i Prishtines  Thaci delegacionit nga Presheva: Shuni mos bani za se mire jeni qaty ne Serbi  

Résultat de recherche d'images pour "thaci dacic"Lideret e Lugugines u pritën të enjten nga Presidenti Hashim Thaçi, një ditë pasi Vuçiqi takoi liderët e Listës Srpska në Beogradi. Ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, para Thaçit kërkoi që Lugina e Preshevës të gëzojë autonomi territoriale brenda Serbisë me të drejtë për t’iu bashkëngjitur Kosovës. Por, Thaçi që foli për të drejtat e tyre tha se Kosova e respekton tërësinë territoriale të Serbisë. Pra, “gardiani” i Prishtines  Thaci delegacionit nga Presheva: Shuni mos bani ze se mire jeni qaty ne Serbi. Presheva, karta e fundit (e vonuar) e Thacit qe po mundohet ta perdor per karrieren e tij

Presidenti Thaçi tha se i dëgjoi me vëmendje deklaratat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, por, sipas tij, marrëveshja finale do të jetë mes dy shteteve të pavarura, pa u prekur sovraniteti.

Ndërsa përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ia ripërsëritën presidentit Thaçi kërkesën e tyre për t’u përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi tha se do të angazhohen për të drejtat dhe avancimin e komunitetit shqiptar në Serbi.

Presidenti Thaçi ka thënë se kërkesa e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën është vështirë e realizueshme, por u ka thënë atyre se shumë shpejt do të bëhet e ditur nëse kjo temë do të jetë në tryezën e bisedimeve me palën serbe.

Résultat de recherche d'images pour "albin kurti lugina e preshevës"Ndryshe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se motivet për një finale të madhe të zgjidhjes së çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë të bëjnë me serbët që jetojnë në Kosovës, apo me shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore.

Sipas tij motivi i Serbisë është integrimi në BE, kurse motivi i pushtetarëve të Kosovës është të qenurit sa më larg Gjykatës Speciale.

Kështu ka deklaruar ai në tryezën e organizuar nga partia që ai e udhëheqë, tema e të cilës ishte “Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe dialogun Kosovë-Serbi” ku të pranishëm ishin udhëheqësit e këtyre tri komuna, si dhe përfaqësues të tjera nga Lugina e Preshevës.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh se shkëmbimi dhe këmbimi i territoreve nuk duhet të pranohen është e drejtë e shqiptarëve dhe sipas tij në këtë aspekt Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet  të japin mbështetje për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Sipas tij ideja  e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë është mashtrim i ri i cili  më shumë është në funksion që të hiqet dorë më kollaj nga veriu në emër të asaj që do të kompensohemi me Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kurse, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një shkrimi në faceook, ka shkruar rreth takimi të presidentit Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Hashim Thaçi nje politikan sharlatan, po manipulon me përfaqësuesit nga Presheva
Thaci, per inat te Vucicit, pse priti serbet e Kosovës ne Beograd, ai “kindapoi” delegacion nga Presheva ne Prishtinë

Haxhiu ka shtuar se Thaçi me qëllim i mori mysafirët nga Presheva në konferencë e tij, pasi që ata ishin nisur për ta dëgjuar tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja e VV-së ka vazhduar me akuza ndaj Thaçit duke e quajtur edhe politikan sharlatan.

SHPËRNDAJE