Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, ka mohuar akuzat se partia e tij është duke e bllokuar reformën zgjedhore.
“Mospjesëmarrjen në një takim të kryetarit Hashim Thaçi, unë nuk do ta kisha cilësuar si pengim i reformës zgjedhore”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.
Ai thotë se zgjedhjet e brendshme në PDK pritet të mbahen “diku kah shtatori”, ndërsa nuk ka treguar nëse Thaçi do ketë kundërkandidat në garën për kreun e partisë.