(AIK-Presheva Jone)

 

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar sot Bashkimin Demokratik për Integrim për pozitën e rëndë të shqiptarëve gjatë kësaj qeverisjeje. Sipas Thaçit, partitë politike maqedonase e shfrytëzojnë këtë dobësi të BDI-së, me qëllim që të degradohet populli shqiptar dhe pozita e saj në shtet.

“Partia politike që e mori legjitimitetin përmes një kryengritje të rrejshme në mënyrë përçmuese i tradhton idetë dhe qëllimet përfundimtare të politikës së shqiptarëve këtu. Qeveritë e majta dhe djathta maqedonase, shfrytëzojnë këtë subjekt me legjitimitet të dyshimtë, pa projekt politik dhe pa kurriz e moral për popullin shqiptarë, që këtë popull ta shndërrojë në një pakicë vegjetuese kombëtare që do shërbej si element që të eksploatohet në forma dhe mënyra përbuzëse”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Lideri i PDSH-së, edhe me këtë rast kërkoi që në vend të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Mendoj se mënyra më e padhembshme më demokratike dhe më civilizuese do ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këto zgjedhje mundësisht të ketë një dialog të vërtetë për korrekcion në kuadër të ligjit për zgjedhje”, u shpreh kryetari I PDSH-së, Menduh Thaçi.

Sipas Thaçit, bojkoti i kuvendit edhe nga partitë tjera opozitare, dallon nga ai i PDSH-së, por se ky veprim i tyre ka ndikuar në përmirësimin e shpejtë të pozitës së PDSH-së në sytë e ndërkombëtarëve.

SHPËRNDAJE