d45sc003214Pasi ka pranuar detyrën e Presidentit nga Presidentja Jahjaga, Thaci, ka përshëndetur delegacionet e huaja dhe të pranishmit.

drs01000s735167Ai ka thënë se, kjo është një ditë e vecantë për të sepse shënon një moment të ri të angazhimin politik.

“Si student edhe në shesh kam demonstruar për liritë dhe të drejtat demokratike”.

“Qytetari i Kosovës është hero, sepse ai kujton, ai falë por ai nuk harron. Unë jam vetëm një President I thjeshtë I një populli heronjësh. Ju garantoj që shpresat, pritjet tuaja do të jenë shpresat, pritjet dhe vendimet e mija”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se do të jetë gardian i Kushtetutës, duke theksuar se do të punoj për forcimin e integritetit shtetëror.

Ai ka thënë se do të jetë i paanshëm politikisht.

tahhicic“Marrëveshja e Brukeslit solli relaksim raportesh politike në gjithë rajonin tonë. Sot Ballkani është ndryshme secili komunikon me secilin”, potencoi ai.

“Kosova do të jetë hallkë e nismave kundër terrorizmit”, u shpreh ai.

Në pikën e fundit të fjalimit të tij, Thaçi ka premtuar mirëqenie për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Ai po ashtu ka kujtuar Komandantin legjendar Adem Jashari dhe Presidentin Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se beteja e sotme është që të ndihen krenar fëmijët.

Jahjaga-Thaçit: Mbroje Kushtetutën

Atifete Jahjaga ka dorëzuar presidentit të ri, Hashim Thaçit Kushtetutën e Kosovës, duke thënë se po dorëzon kushtetutën që përcakton demokracinë dhe themelin e këtij shteti.

“Ta mbroni këtë Kushtetutë të shtetit tonë dhe synimin qëllimin e saj që të gjithë qytetarët të jenë të lirë dhe të barabartë para ligjit”, ka thënë Jahjaga.42tb7505

SHPËRNDAJE