Lausanne. 8 prill -Një ushtar zviceran nga Swisscoy ka ndërruar jetë në natën e mbrëmshme, në CHUV, spitalin universitar të Lausannes, njfotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referaur burimeve te “20 Min.”
Ai vdiq, si pasoje e nje sëmundje të rëndë në Kosovë, nga ku kishte fluturuar për në vendlindje per tu sheruar.
“Pasqyra e sëmundjes nuk është bërë akoma e njohur, sqaruan të premten nga SwISSINT, ndërsa vijojnë kërkimet për zbardhjen dhe arsyen e sëmundjes së tij” shkruan 20min.ch.
Ai fillimisht ka qëndruar në spitalin ushtarak të KFOR-it, ndërsa të shtunën e kaluar kishte fluturuar drejt Zvicrës, ku edhe ndërroi jetë. Një ngjarja e ngjashme për ushtrinë zvicerane kishte ndodhur në mes të marsit, ku 28 vjeçari ndërroi jetë nga një sëmundje në spitalin e Sitten te Sion-it në Zvcër.