largea_thaci1456330249-300x139“Mos të mashtrohemi dhe mos të bimë në trukun politik dhe mashtrimin politik të tij të radhës se ai, kinse na qenka “befasuar” nga ky “lajm i hidhur”, sepse, secili njeri normal i këtij vendi e din, prandaj edhe Thaçi vet, se Kosova është duke paguar një kosto të lartë të rrënimit të imazhit të Republikës së Kosovës, me maskarallëqet kriminale në Kuvendin e Kosovës, të menaxhuara nga Veseli dhe Thaçi, si dhe imazhin e rrënuar në botën demokratike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë me ryshfetin dhe korrupsionin enorm, që rezultuan me mospranimin e Kosovës në UNESCO para pak kohësh, si dhe tani me mos liberalizimin e vizave”, shprehet ai.

 

Kosova pa viza, Thaçi president më 2016

Ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi prej ditësh po vazhdon ta sfidojë Bashkimin Europian për shkak të mos heqjes së vizave. Ai madje e ka shtyrë edhe të premten Qeverinë që në komunikatën e saj ta akuzojë BE-në se po vepron në shpërputhje me raportet e bashkëpunimit dhe po ashtu se po e dëmton Kosovën.
“Qeveria e Kosovës rithekson rëndësinë që ka për qytetarët e Republikës së Kosovës liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë në vendet e BE-së si një e drejtë elementare, duke vlerësuar se vonesat në këtë drejtim janë të dëmshme dhe në shpërputhje me angazhimet e përbashkëta të Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Të hetohen nxitësit e dhunës nga oragnet e drejtësisë

Takimi i urgjente i Ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi me deputetët e grupit parlamentar të PDK-së, për caktuar datën e zgjedhjes së presidentit, pas vendosjes së opozitës në shesh për të protestuar, po konsiderohet si një hap tjetër drejt nxitjes së dhunës në vend.

“Kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm edhe për zgjedhjen e presidentit. PDK -ja në kuadër të përgjegjësive do të vazhdojë rrugën e saj. Kryesia do të vendos për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Thaçi në një deklaratë për media, pas përfundimit të takimit, duke shtuar se takimi i mbajtur ka qenë një mbledhje e rregullt.

Por analistë politik dhe njohës të sigurisë, thonë se takimi i tij urgjent për të caktuar datën e zgjedhjeve është njësoj si të hedhësh zjarrit benzinë.

SHPËRNDAJE