Mëngjesi i sot ishte i rëndë për Turqinë e Sirinë. Tërmeti i rëndë prej 7.8 ballësh po dyshohet se ka quar në 500 numrin e të vdekurve.

Ndërsa numri i të plagosurve sipas nënpresidentit turk, Fuat Oktay është 2300, raporton CNN.

Më poshtë gjeni pamje nga tërmeti.

Në anën tjetër një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i viktimave ka arritur në 237, kurse i të plagosurve në 639.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Kurse, zëvendëspresidenti turk ka thënë se deri më tani 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke.

SHPËRNDAJE