Kryetari i Lidhjes Demokratike ka shprehur ngushëllime familjeve për viktimat nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Turqinë e që u ndje edhe në Siri mëngjesin e sotëm.

Ai tha se të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Sirisë dhe Turqisë.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Pas lajmit për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh ngushëllime dhe bashkëndjen me viktimat dhe familjet e tyre.

“Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”

SHPËRNDAJE