rugffNga Rexhep Kastrati 

Të mërkurën në mbrëmje, Fetah Rudi, veprimtari i devotshëm i LDK-së në Malishevë, dhe ikona e vendosmërisë dhe trimërisë, i plagosur në një atentat që kishte për qëllim vrasjen e tij, deklaroi hapur se urdhërin për vrasjen e tij e kishte dhënë Fatmir Limaj.

I mbetur në pamundësi për të ecur, për shkak të pasojave nga atentati, Fetah Rudi foli hapur dhe pa dorëza për atentatin e kryer ndaj tij më 15 dhjetor 2000, duke treguar guximin më të madh të deklarimit publik.

Dhe këtë nuk e bëri thjesht për vete, sepse ai edhe para atentatit nuk ishte stepur, nuk ishte hamendësuar dhe nuk ishte ndalur, pavarësisht kërcënimeve dhe sulmeve të kryera në një rajon ku më i shtrenjtë ishte plumbi se jeta e njeriut.

Fetah Rudi e bëri për të vërtetën, për të gjithë ne, e bëri për vendin, e bëri që të vrasë frikën e njerëzve për të folur. Fetah Rudi nuk ka ambicie politike, nuk ka ambicie për të bërë biznese dhe për të fituar tenderë; jo Fetah Rudi as para atentatit nuk ka pasur ambicie të tilla, sepse ai ka qenë dhe ka mbetur i përkushtuar për të sakrifikuar dhe jetën për Shtetin dhe për interesat kombëtare.

Në çdo takim me qytetarët, në çdo rast e situatë, Fetah Rudi ka treguar vendosmërinë e tij që të qëndrojë fort dhe të angazhohet fuqishëm për të mbrojtur dhe për të bërë më të lehtë rrugën e lirisë, të pavarësisë e të demokracisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

SHPËRNDAJE