Sa janë rrogat dhe sa para nevojiten në muaj për të mbijetuar në Gjermani?
Diku rreth 32 mijë kosovarë në vjet ikin nga Kosova drejt Gjermanisë për të kërkuar një jetë më të mirë. Megjithatë, përderisa të gjithë shpresojnë që Gjermania ua mundëson atë “jetë më të mirë”, duhen të dinë disa gjëra para se të vendosin të shpërngulen.
Si do të jetë jeta juaj në një vend të huaj, kjo e gjitha varet nga profesioni që e zotëroni.

Me poshtë janë disa shembuj se sa përfitojnë në Gjermani:
Një inxhinier i ndërtimtarisë në muaj përfiton 3 mijë euro bruto, përkatësisht 2 mijë euro neto, ndërsa arkitektët janë në një rang me inxhinierët, mjekët dhe matematikanët përfitojnë më shumë se 600 euro në muaj, përderisa punonjësit e IT –isë diku rreth 2 mijë e 300 euro neto.

Kamerierët, kuzhinierët dhe frizerët përfitojnë 1000 euro në muaj, plus bonuset.

Automekanikët dhe elektricistët përfitojnë diku afër 1.300 euro, ndërsa kujdestaret me përvojë 1.600 euro në muaj, transmeton DW.

Po mbi të gjitha shpenzimet janë shumë të mëdha, për qira ju nevojiten lartë e poshtë 600 euro dhe kjo varet shumë prej vendqëndrimit. Për ushqim dhe nevoja të tjera, për person ju nevojiten minimum 280 euro, ndërsa kartela mujore për transport publik fillon nga 50 deri në 100 euro

SHPËRNDAJE