Nëse keni menduar ta lini duhanin, atëherë nuk ka rast më të mirë se në pandeminë e Covid-19.
Me pandeminë e koronavirusit që ka kapluar botën, shkenca në procesin e lërjes së duhanit ofron lajme të mira për duhanpirësit të cilët duan të ndërtojnë mbrojtjen e tyre në rast të infektimit me Covid-19.
Edhe pse mund të kalojnë disa muaj për mushkëritë e një duhanpirësi që të shërohen nga dëmtimi i shkaktuar nga pirja për një kohë të gjatë e duhanit, shëndeti juaj mund të përmirësohet dukshëm në ditë dhe javët pas heqjes dorë nga pirja e duhanit në mënyrat që mund të bëjnë ndryshimin kundër virusit.
Edhe pse ju nuk mund t’i ktheni përsëri shenjat e mbetura në mushkëritë e juaja të shkaktuar nga pirja e duhanit, janë disa mënyra që shëndeti i mushkërive të juaja mund të përmirësohet për një kohë të shkurtë, sipas Qendres Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Koha të forconi shëndetin e mushkërive tuaja
“Çdo pulmolog në Amerikë do të apelojë që secili duhet të lë duhanin”, i tha CNN-it Dr.Brian Christman, vullnetar Asociacionin Amerikan të Mushkërive dhe profesor i mjekësisë në Universitetin Vanderbilt.
Gjersa mesazhi nuk është i ri, është më i rëndësishëm se kurrë.
Covid-19 shton ndjenjën e urgjencës, dhe është një arsye e bollshme për të besuar se ndalimi i duhanpirjes gjatë pandemisë mund të rrisë gjasat tuaja për të luftuar kundër virusit.
Nëse vendosni që të heqni dorë, qelizat e frymëmarrjes në mushkëritë e juaja janë njëra nga pjesë e para të trupit tuaj që do të shërohen. Këto qeliza në formë qimesh lëvizin para dhe mbrapa sikur brushë derisa ajri hyn brenda dhe del jashtë mushkërive tuaja.
Ato ndihmojnë trupin tuaj për të luftuar ftohjen dhe infeksionet. Ato poashtu ndihmojnë për të pastruar mukusin(lëngun e indeve), kështu nëse ato nuk janë duke funksionuar si duhet, ky lëng mund të krijohet në mushkëritë tua.
Prirja e trupit tuaj për të kollituar gjatë një infeksioni ndihmon në aktivizimin e procesit trupor të pastrimit të mukusit(lëngut) të quajtuar të quajtur eskalatori i mukusit(nxjerrja jashtë e lëngut). Kjo është vitale në luftimin e gjendjes me Covid-19.
Të moshuarit janë në një rrezik më të madh për të nxjerrur jashtë lëngun e mushkërive që shpesh kufizon frymëmarrjen që shoqërohet me infeksionin me koronavirus sepse të moshuarit nuk kanë kollitje të fuqishme për të pastruar atë” ka thënë Christman.
Dështimi i organeve të frymëmarrjes është shkak i zakonshëm i vdekjes.
Pët ata që janë të diagnostikuar me Covid-19 dhe janë në gjendje serioze apo edhe vdesin nga kjo, dështimi i organeve të frymëmarrjes ose të dëmtuarit e mushkërive janë shkaktari i zakonshëm.
Sipas raportit javor të CDC për Morbiditetin dhe Vdekshmërinë e CDC deri më 28 Mars, 78% e rasteve të Covid-19 të SH.B.A.-së që kërkojnë pranim të njësisë së kujdesit intensiv erdhën nga pacientë që vetë-raportuan një faktor rreziku të njohur ose një diagnozë të të paktën një sëmundje kronike, shkruan CNN,

SHPËRNDAJE