opozzTre liderët e Opozitës janë takuar sot sërish por larg syve të mediave. Pas takimikt lideri i NISMA-s Limaj ka deklaruar agjencise  se lajmeve “Presheva Jonër” se “opozia shiptare ne Kosovës sot eshte e me të vendosur, me forte dhe e bashkuar se kurrënjohere me parë kundër “zajednicës” dhe zajednicofilëve!..”

 

Në një komunikatë për media që është dërguar nga zyra për media e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se tre liderët Haradinaj, Ymeri dhe Limaj, kanë thënë pas takimit se kundërshtimi politik opozitarë është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë.

Sipas opozitës kjo do të vazhdojë deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Protesta e 17 Shkurtit, do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

SHPËRNDAJE