Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur Tajvanin të mërkurën. Lëkundjet më të forta që kanë goditur ishullin në të paktën 25 vjet, deri më tani raportohet për katër persona të vdekur e dhjetra të plagosur.

Pas valës së parë goditëse janë shkaktuar edhe disa termete të tjera të fuqishme duke shkaktuar një paralajmërim për cunami për Japoninë jugore dhe Filipinet.

Qeveria e Tajvanit tha se katër persona kishin vdekur në qarkun lindor malor, me popullsi të rrallë të Hualien, afër vendit ku ishte epiqendra, me më shumë se 50 të plagosur.

Të paktën 26 ndërtesa janë shembur, më shumë se gjysma në Hualien, megjithëse në një nga ato më të dëmtuara 22 persona u shpëtuan dhe vetëm një i humbur, tha departamenti i zjarrfikësve.

SHPËRNDAJE