Bisedimet e ndara të ndërmjetësit të BE-së, Robert Kuper me palën kosovare dhe atë serbe, kanë rezultuar me shkëndijat e para për një marrëveshje të re për menaxhimin e integruar të kufijve.
BE-ja dhe SHBA-ja e kanë të qartë se nuk duhet të lejohet mashtrimi i radhës nga ana e Serbisë, në mënyrë që të bëjë zotime në letër dhe të mos i zbatojë në vepër”, ka thënë kryenegociatorja, Edita Tahiri.