Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se “Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova”.

Këto komente, ai i ka bërë në një manifestim të organizuar në Beograd, me rastin e vizitës së një numri nxënësish serbë nga Kosova.

“Më thanë se vini nga të gjitha vendet e bukura të Kosovës sonë, prej së cilës ne kurrë nuk do të heqim dorë, sepse ai është vendi ku kemi ndërtuar identitetin tonë”, ka porositur Tadiq filloristët nga Kosova.

SHPËRNDAJE