sylaaas111EKSLKLUZIVE për agjencine informative kombëtare “Presheva jonë” flet shkurt e shqip, flet fije për peni  Syle Mujaj i burgosur politike dhe njeri nga organizatoret e protestave  te vitit 1981. “Për mua ishte çudi botërore qe kur dola ne Zvicër ne gushtin 1991 me thanë se dikush i kishte vdekur ZEKES- Këtij lloj Xhaviti, e kur kuptova ishte ju thash .. Se ky ishte spiuni i vitit 1978- 79- 80 – 81 shokët e burgut me thanë e dimë..Por ky po punon shumë ???? Unë ju thash se për kënd pos Serbisë punon Xhaviti, ku pos një here edhe atë qe me mashtroi njeri i quajtur : I.V. Nuk u takova kurrë e ju thash se ku gjendet Xhavit Haliti aty është për Serbi, dikur kur unë kalova ne LKÇK-ën mu hidhëruan disa shokë e sot kur te gjithë po e shohin tradhtitë e tij te mëdha i ikën nuk janë marrë me te pos atyre dy tre ish te burgosurve qe i bleu te tjerët dolën hapur kundër TIJ. Rastin per Xhavit Haliti lihdjew t etij me UDB-ën e Serbise se tek pos  arrii ne krye te kevizjes se LPRK se e mora vesh ne daten 30 gusht 1991 ne Lugano te Zvicres nga Gani Hoxha , dhe u çudita dhe emndfa pa mend , se si një UDB- ash te arrij te infiltrohet deri be kryesi te nergates shqiptare?!..” thote ne fillim te intevsites verpimtasri i shquar Syle Mujaj q ekaloi mbi nje decenie ne burgjet serbe për demokraci dhe lirine e Kosovës te bashkuar me Shqiperinë !

 

Mujaj: Ja kush jane UDB-shët shqipfoles te cilet dje neve na muaren n’qafe, na futun ne bugjet serbe, kurse sot po marrin n qafe nje Kosovë te tërë ?!    
761Sylë Mujaj, i denuar me 10 vjet burg nga Serbia me rastin 35 vjetorit të pranverës studentore 1981  flet ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”  mbi organizimin e ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme. Në kete interviste Syle Mujaj flet pa firke, se ai me nuk gjendet ne emsine  UDB-asheve serbojugosllav, flet  pa dorza, tregon drejt fije për fije për demonstratat  e 81-es, për lidhjet e UDB-ashëve, SHIK-ut dhe Sigurimit te cilet vrane shqiptare andej e kendej Losoves e Shqperise duke kalbur token me gjak shqiptari. “Prandaj edhe ne livadhe, tokat  tona jane te mbushura plot me lulekuqe….” thotë ene fillim te bisedes Syle Mujaj i cili ketu flet për rolin dhe kontributin e arkitektit të pamvaresise Ibrahim Rugova.

 

Mujaj, po ashtu ne këte interviste flet pe rhere te pare flet edhe për UDB-ashët, SHIK-at e “arkitektet” e vrasjeve dhe krimeve në Kosovën e pasluftes si per komunista ashut edjhe pë rmarikst-leninista,  për: Xhavit Halitin, Azem Vllasin, Sabri Novosellën, Hashim Thacin, Isa Mustafën, Kadri Veselin… te cilet flasin kutur për demonstratat e 81-esh…Në kete interviste Syle Mujaj flet dhe vlereson  lart edhe kontributin kombëtar e  patritotik sidomos për atdhetaret “koleget” e burgut ne mesi e tyre edhe ata nga Kosova Lindore (Presheva)

 
Presheva Jonë:  Dikud ne intervsite keni permednur se ne burg keni qene edhe me deputetin e PDK-së  Xhavit Halitin. Si e çonit me të ? 
 
sylalamaSYLË MUJAJ: Jo tregojnë se Xhaviti kërceu nga ballkoni ne Ballkon edhe pse ishte i dënuar e ju iku policisë e dikur kinse u nxu por as atëherë as sot askush nuk mundi te ja shoh akt akuzën as Baci Adem qe i kishte shkuar ta vizitonte ne burgun e Mitrovicës se Sremit, rasti Xhavit ishte si UDB-sh kaloj ne drejtor i drejtorisë se drejtoratesh te drejtorive te drejtuara nga vetë drejtori i caktuar edhe zyrtarisht ne podrumet e Hotel DAIT-it ne vitin 1990 nga ambasadori i Jugosllavisë ne Shqipëri, ne festë solemne me këngëtare Zeliha Sina e dëshmitar Besnik Lajqi. I cili para takimit me kryetarin e Shqipërisë Ramiz Alinë veç i kishte marre detyrat nga UDB serbo sllave dikur i mori edhe nga SIGURIMI i Shqipërisë qe ju caktua Mërgata shqiptare Zvicra nga kontakti i tij me Ambasadën Shqipërisë ne Austri, atëherë u bë i plotë fuqishëm e drejtor i te gjithë shqiptaresh, qe thoshte se po e kërcënojnë…??? E për mua ishte çudi botërore qe kur dola ne Zvicër ne gushtin 1991 me thanë se dikush i kishte vdekur ZEKES- Këtij lloj Xhaviti, e kur kuptova ishte ju thash .. Se ky ishte spiuni i vitit 1978- 79- 80 – 81 shokët e burgut me thanë e dimë..Por ky po punon shumë ???? Unë ju thash se për kënd pos Serbisë punon Xhaviti, ku pos një here edhe atë qe me mashtroi njeri i quajtur : I.V. Nuk u takova kurrë e ju thash se ku gjendet Xhavit Haliti aty është për Serbi, dikur kur unë kalova ne LKÇK-ën mu hidhëruan disa shokë e sot kur te gjithë po e shohin tradhtitë e tij te mëdha i ikën nuk janë m¨re me te pos atyre dy tre ish te burgosurve qe i bleu te tjerët dolën hapur kundër TIJ … por tash është tepër vonë sepse majmëria e qaftrashja e tij u bënë edhe rrezik për shumë shokret tanë qe nuk janë më mbi tokë…. e po e quajnë shih tash kur shiti e tradhtoj çdo kënd e e dëmtoj krejt popullin me bandën e tij vrastare kriminale ordinere e te gjithë me diploma fallco, e te gjithë me simptoma agresive nga injoranca pra idiot ne pushtetin tone me shefin Xhavit Haliti. Ne gjykimin e Prishtinës me shpifje u akuzova për terrorizëm qe është e cekur me lartë si me dy raste karakteristike intriguese e shpifëse nga shqiptarët e ish pushtuesit Serbo Sllavi ,qe janë bash këta sot ne pushtet si Isa Mustafa i cili ishte ne qeverisjen e pushtuesit me Rrahman Morinën, Ali Shukriun e Sinan Hasanin kuptohet roli i tij edhe i Azem Vllasit ishin ne diferencime e eliminime ne Universitetin e Prishtinës , kurse karshi tyre ishte UDB- ashi Xhavit Haliti i cili arriti si civil inspektor ne vitin 1978- 79 ne Prishtinë nga ai mangupi i kafes se Beqir Kastrati te Pejës ku njihej si vagabond rrugaç i kurvash sere te lokalit te vetëm te Rastavices ku ishte e nga aty u inkuadrua ne qendër te studentesh ku ne si te njohur e vërejtëm edhe e përjetuam demin fizik nga Xhaviti ne rastin e grupit te Shqipërisë kur nga Kontrollim u nxunë unë Riza Demaj Ibrahim Nikçi, Abdullah Tahiri dhe me urdhrin e tij na rrahu deri ne alivanosje milicia e Prishtinës /& kemi dëshmitar mbi 300 student qe na priten te dera me fjalët SHQIPE- SHQIPE, ku mbas këtij rasti ne ne lokalin Rugova paskemi kem thënë: “qe te ua curravim pak veshtë”; këtyre spiunesh te rrezikshëm: Zukë Dajakut, Xhavit Halitit e Ibish Mujës… Ku nuk na premtoj koha se ishin demonstratat dhe këta tash edhe sot “i kanë veshtë e pa curratë qe do te duhej te ju curraven apo prehen pak…”… Sepse tashmë te ushtruar e ekspert mafioz edhe është vështir te ju afrohesh .. ??? Rasti ne detaje është i shkruar më lartë ngjarja e pallatit 25 maji te pallatit te Rinisë ne Prishtinë
Grumbullimi i studentëve për koncertin e lajmëruar në pallatin “25 Maj” filloi që nga mbas dita, në anën tjetër rritej dhe numri i policeve dhe civileve të policisë që sa do kudo mundoheshin ta mbajnë disiplinën në këtë vende, unë me kënaqësi rasti takova dhe mësuesen time të shkollimit fillor Sonje Ibish Veselin, e me të e përgatitëm një vajzë të vogël me një buqetë lule që njërit nga më të mirëve t’ia dërgonim në skenën e këtij grupi të mirë nga Shqipëria. Ne ishim të ulur normalisht në vendet tona, por në skenat rrethe nesh vëreheshin civil të policisë që në mënyrë jo të mirë silleshin nga rendi në rend afër nesh një herë e pame dhe një njeri nga komuna jonë që për ne zgjoi dyshim se edhe këtu paska mbërri Xhaviti i cili ishte i njohur në Pejë si djalë i kafehaneve sidomos të atij lokali të tmerrshëm të Rastovices. U krye koncerti, por në dalje nën shkallet e daljes ndodhi ajo me e keqja mua me ndaluan dhe grumbulli i policeve me kërbaçët /pendrekat/ e tyre me dëmtuan, kështu kaloi edhe Sonja e shoku im Riza Demaj, Irahim Nikqi e Abdullah Tahirin në dalje çka të shohim të gjithë studentet na kishin pritur dhe dalja jonë u përzier me klithjet e studentëve që na u drejtonin: “shqipe. shqipe”. Mbetet edhe sot enigmë lëvizja e Xhavit Haliti i cili me atë qyrkun e zi e të gjatë deri në fundin e këmbëve, herë shihej në këndin mbi karriget e koncertit e kur dolëm ishte afër grupit të policisë që na dërmoi atë natë prishtinase të veçantë. mos u harroftë ajo natë që pati shumë gëzime e në fund e paguam me kërbaç policie. E 79 – TA Ne Kosovë u dha lajmi që Marshalli po vinte në Kosovë, studentet filluan të shqetësohen dhe në fytyrat e tyre tregonin diçka të zymtë tregonin që kjo pritje nuk ishte e tyre nuk dëshironin kësi lloj Marshallit.
 
Një javë me parë nëpër qendrën e studentëve shihnim fytyra të panjohura që vinin e kontrollonin si ditën ashtu dhe natën, në konvikte u zvogëlua muzika që zakonisht në mbrëmje ishte e mirë e veçante e atyre ditëve studentore. Thanë se civilët e policisë po e përgatitin terrenin e qendrës, sepse në Prishtinë po vije Marshalli. të gjitha këto lloj fytyrave të reja e të pa njohura pra ishin bashkëpunëtor me rrogë apo pa rrogë të policisë të “bacit” Mahmut Bakallit që vërtet e hetonte gjendjen dhe nuk gjente mënyrë që me çdo kusht Marshalli të kalonte mirë në Kosovën se qysh e mendonte ai. Edhe ne e bëmë tonën që nga mëngjesi i kësaj dite filluam aktivitetin tonë, që së pari në kontakte me të gjitha bibliotekat dhe me përkrahjen e thuaja të gjithëve që mos të del kush në pritje të kalimit të Marshall Titos, kështu dhe u bë, por kishim problemin që shumë vështire e zgjodhëm atë në grumbullimin e sa qeneve që edhe ne me anën e tyre ta përshëndesim Marshallin, 5 qenët e nxënë gati më mundin e një ditë u shpagua kur në bishtat e tyre i vendosem tenxheret e zbrazëta që i morëm në mbeturinat e mezes se studentëve dhe në kohën e caktuar atëherë bash kur mbërrini Marshalli i lëshuam në mesin e kolonës para veturës se Mareshali Titos qenët vraponin për mrekulli, sepse korridori ishte i përgatitur nga vizitoret. Qeni me i mirë fitoj një drekë të mrekullishme të atij vrapimi prishtinas të asaj dite të vizitës se Marshall Tites afër Qendrës se studentëve. Gjatë këtyre njerëzve të pa njohur shpesh shihej edhe silueta e qyrkut të zi -Xhaviti dhe ku si të tjerët i kryente punët e veta të caktuara apo vetëm si vullnetar i tyre këtë as sot e kësaj dite nuk po mund ta marrë vesh, dhe shpesh duke e pyetur veten çka është ky njeri që vazhdimisht noton e vepron sa në atë anë sa në këtë anë. !!!?
 
E dhe sot kur e pyes ndonjë shok më thotë e dije Sylë, por ky ka punuar e po punon shumë. !!!, Shtrohet pyetja, por për kënd po punon ky njeri vazhdimisht pa u ndalur sa në atë sistem të okupatorit e tash në krye të popullit të çliruar, po po punuaka shumë qyrku i zi. I mbetet historisë ta dëshmoj edhe ketë margaritar të veçantë të përzierjes se kësaj gjallese nëpër të gjitha, porët dhe problemet e lëvizjes shqiptare? që disa edhe nga shokët e mi të vuajtjes se burgut me thonë “se po e dijë po Xhavit po punon me shumë se të tjerët” e unë mbetem ti pyes se për kënd punon me të vërtetë Xhaviti apo Zeka si e paskan quajtur në Zvicër.
 
 
 
Presheva jonë: Z.Mujaj, i kthemi një të aktualitetit Jeni i kënaqur me situatën e sotme ne Kosovë, me institucionet, qeverinë e Kosovës. Meqë jemi duke kujtuar pranverat e nxehta te vitit 1981. Sot Kosovën e presin pranvera te tilla te nxehta?
 
kossssfSYLË MUJAJ: Jo aspak ka 5 – 6 vite qe procesi i Kosovës ngeci e po vihet ne pyetje edhe rrëzimi i republikës nga pro sllavet e zyrat pro aziatike qe te dështoj krejt investimi ynë Me miliona vite persekutime e mijëra dëshmor, nëse nuk e heqim ketë qeverisje jo te rastit por te qëllimit serbo rus- aziatike, qe sot ishte ne përvjetorin e 35 edhe e lajmëruar protesta kryesore për rrëzim te kësaj qeverisje qe duhet te largohet sa me parë … E përkrahu rininë -popullin sovran e opozitën te jenë te bashkuar e kundër këtyre bandash pro serbo -sllave qe veç e krijuan ne interes te Rusisë- Serbisë, si UNION-in me Malin e Zi, Maqedoni, Greqi si ortodoks kundër kombit tonë.
 
Prandaj radikalizmi i protestash nga populli arriti shpërthimin vullkanik qe nuk do te ndalen deri ne linçimin- eliminimin e këtyre pushtash pushtetar mbi popullin tonë qe do te na duhet pune mjaftë organizative e e disiplinuar te hiqet kjo qeveri me e poshtra nder te gjitha qeverisjet shqiptare qe nga koha ilirike e deri me sot. Kaq injorante ordinere e tradhtare -agresive kundër popullit te vetë kundër nesh shqiptarëve.
 
 
Presheva jonë: Meqë jetoni dhe veproni ne Zvicër (Lugano) mendoni se qeveria e Kosovës sot është duke bërë sa duhet për diasporën shqiptare apo tash kanë harruar. Kur pata çuran, pata edhe jaranë.. Vlen te thuhet sot kjo thënie ne raport me qeverinë-diasporën, ku kjo e fundit e ndante edhe bukën nga gojës për çlirimin e vendit ?
 slyaav11SYLË MUJAJ: Mërgata jonë te thuash është e larguar më nga pushtetin ynë ne mënyrën me te egër sepse u keqpërdor po nga këta horra pushtetar, qe me fondet e tyre te qeverisë ne Ekzil nga Bujar Bukoshi e Isa Muatafës ME 3 % e Fondin E Luftës. E ne anën tjetër Xhavit Haliti i Hashimi me fondin VENDLINDJA THËRRET e shkatërruan ish lidhjen me populli apo kontributi n zyrtar te destinuar për shtetin tonë,… Sot askush askund nuk ju beson ku për këtë qellim u themelua LOBI SHQIPTAR EVROPIAN E ATLANTIK,qe te mbrohen nga qeveritë tradhtare ne kombin tonë shqiptar, u humb çdo besim ne pushtetin e Kosovës tonë.
 
Pas grilave ne kazametet serbe me shoket e idealit nga Kosova e Presheva
 
Presheva Jonë: Për fund z.Mujaj jeni te njohur nder shqiptaret, madje edhe nder zvicerane, italianet si piktor dhe poet i njohur.. Ne motivet e juaj keni përfshirë çdo pikë te jete nga burgjet, patriot deri tek liri qe e kemi sa e kemi sot nëse kujtojmë Preshevën. Sa zënë vend inspirimet, motive për Kosovën Lindore ne vargjet, brushën e juaj ?
 
SYLË MUAJ: Ne burgun e Nishit ishim me shumë shokë burgu si Januz Musliun, te ndjerin Njazi Kadriun, Sedullah Kadriun, Ramiz Arifin apo shoku i grupit tim Hamdi Hajdini…Qe nuk dita kurrë ti ndaj si vendlindjen time Rugovën apo qe Lugina e Preshevës simbolizon një nëne qe pret nga bijtë e saj apo poezia ime kushtuar. I shkon më se miri Trojesh tona te okupuara nga Serbia, Maqedonia e mali i Zi.
 
Duke  shprehur dëshirën qe ekspozita ime te mbahet diku ne qytetin e Preshevë ku ne punimet e mija te burgut ka shumë Preshevar qe ishin siç thash te persekutuar me mua 1981- 1990 për te vetmin qellim si unë Liri e çlirim te trojesh tona shqiptare e RI BASHKIM me një emër një shtet një vend një komb SHQIPËRI.
 
PORTRETI I NËNËS
Preshevës
(akrostik)
 
Për brengat e nënës, rrudhat në ballë,
Ofshamjet e saja për bijtë në kurbet,
Rënkimet e mbushura plot me mall,
T’i kthehen bijët në prehrin e vetë.
Rikujtoj këto skena më akull të kresë,
E zemra n’qeli humb turrin e vetë,
Tulin e bukës e ndaj me kujdes,
Nënës duhet t’i bëj një portret,
Është tuli i bukës n’qeli gjëja më e mirë,
Në të do ta gdhend fytyrën e nënës trime,
Është punë e dashur por shumë e vështirë,
Së  n’rrudhat e ballit t’nënës, pjesë e jetës time.
Së pa mund të madh u arritë pamja e nënës,
Ishte pamja e saj; goja, balli e hunda,
Më shikim të largët, si në lindje të hënës,
E që portreti i dashur nga tuli i bukës:
 
Burgu i Nishit, 1984
SHPËRNDAJE