Kadri Veseli, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, bashkë me 120 deputetët e tjerë për një vit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 3.6 milionë euro.
“Hajni i mirë” me shokë shumë, hargjon milionat per raki e menze?!
Pavarësisht ndasive për vendime politike dhe bllokadave të kohëpaskohshme të punës, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë qenë të rregullt në pagesa.
Për vetëm 52 seanca të mbajtura ata kanë marrë pagat e plota, të cilat sipas raportit financiarë janë pranuar nga të zgjedhurit e popullit në masën 100 për qind.
Ndërkaq, vetëm për ujë që kanë pirë gjatë punës që këtë institucion ata kanë shpenzuar me para të taksapaguesve 30,700.00 euro.
Fjala raporton se edhe administrata e këtij institucioni kanë marrë plotë 1.9 milionë euro për paga, derisa për stafin mbështetës janë shpenzuar 340 mijë euro nga buxheti i përgjithshëm.
Sipas raportit financiar, në total Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 ka shpenzuar 7.9 milion euro nga buxheti përfundimtar prej 8.3 milion euro.