Dark Mode Light Mode

Sveçla dyshon se Thaçi e solli ilegalisht Pacollin, paralajmëron masa për kreun e AKR-së nëse paraqitet në publik

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës.
Sveçla, në një konferencë për media, tha se ka dyshime se Pacolli është futur mbrëmë në mënyrë ilegale në Kosovë, përmes kufirit me Shqipërinë, shkruan Reporteri.net.



E kjo, sipas Sveçlës është mundësuar me eskortën e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili sipas ministrit në largim të MPB-së, ndodhej gjithashtu në veturën e Presidentit derisa Pacolli ilegalisht hyri në Kosovë.
“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë se presidenti Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 18:00.  Kur është ndalur eskorta është konstatuar se Thaçi ndodhet në veturë. Ai ishte ulur në ulësen e parë përkundër rregullave për Covid-19. Polica nuk ka mundur të konstatoj se a ndodhet dikush tjetër për shkak të xhamave”, ka thënë Sveçla
Ai po ashtu ka kërkuar nga Pacolli që ta tregojë vendndodhjen e tij, përndryshe Sveçla ka  ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës
“Nëse presidenti ka qenë i shoqëruar me Pacollin, obligohet ti nënshtrohet karantinës. Nëse vërtetë Pacolli ka qenë në veturën e Thaçit ka shkelur rregullat për karantinim. Ne i kërkojmë Pacollit të tregojë ku është sepse nëse shfaqet në publik policia do të detyrohet të ndërmarrë masa”, u shpeh ai. 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 5 =

Previous Post

Mustafa në lidhje me 500 mijë eurot e Kosovës: Faleminderit, por ka pasur modalitete më të mira, KNSH institucion ekskluziv për avancimin e shqiptarëve në Serbi

Next Post

Albin Kurti flet për ndihmën prej 500 mijë euro që i dha Luginë, kështu janë ndarë<br><br>

Advertisement