Është arrestuar një person në Prishtinë për sulm fizik ndaj një zyrtari policor.

Në raportin 24-orësh thuhet se polici ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të shkaktuara, derisa i dyshuari për sulm është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë / 28.02.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i zbatuar urdhërat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor  të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte hetimore”

SHPËRNDAJE