Sot në ora 09 në mëngjes Iljaz Rexhepi nga fshati Rahovicë ka sulmuar në mënyrë brutale makinën që ishte në lëvizje të kryetarit të kuvendit, Sipas Besim Abduli, incidenti nodhi përderisa kryetari kërkonte vend parkim në parkingun e administratës komunale.

 

 

Ardita BEHLULI

Presheve, 27 dhjetor (AIK-Presheva Jone)


Iljaz Rexhepi nga fshati Rahovicë ka sulmuar sot në ora 09 në mëngjes në mënyrë brutale makinën që ishte në lëvizje të kryetarit të kuvendit, Besim Abduli përderisa kryetari kërkonte vend parkim në parkingun e administratës komunale. Makina private e kryetarit të kuvendit është dëmtuar me shufër metali. Duke parë situatën zoti Abduli nuk ka ndaluar në vendngjarje por me shpejtësi të madhe është larguar. Për shkak të këtij rasti vandal është shtyer seanca e sotme për një orë e gjysmë nga orari i rregullt i paraparë. Kryetari i kuvendit, Besim Abduli incidentin në fjalë e ka quajtur incident të shëmtuar drejtuar institucioneve të komunës së Preshevës, incident ky që nuk i takon qytetarëve të komunës sonë, incident drejtuar kryesisht ndaj shoqërisë preshevare. Kryetari i kuvendit po ashtu ka ftuar qytetarët tanë që të mos binë pre e ndikimeve kryesisht politike. Njëherit zoti Abduli ka ftuar të gjitha institucionet dhe personalitetet në vend që të reflektojnë pozitivisht në këtë drejtim. Kryetari i kuvendit ka potencuar sot se ai edhe më tej  do të vazhdojë punën dhe aktivitetin e tij të palodhshëm në funksionin që ushtron duke mos i parë si pengesë në barrierat që shfaqen herë pas here. Sulmin e sotëm ndaj kryetarit të kuvendit, njeriu i parë i komunës njëherit kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa e ka quajtur vandalizëm. Sipas zotit Mustafa sot është sulmuar institucioni pra kuvendi komunal dhe kryetari i kuvendit që ka mbështetjen e këshilltarëve shumicë në kuvend. Edhe zoti Mustafa ka deklaruar se akte të tilla të vandalizmit nuk guxojnë të ngjajnë tek ne pikërisht në kohën kur nuk duhet të merremi në mes veti për sqarim hesapesh politike. Sulmi i sotëm brutal ndaj kryetarit të kuvendit është proceduar në polici, për të cilën nuk kemi gjë konkrete.

SHPËRNDAJE