largea_largea_ladk2814566471221456656442Pas informatave për thyerjen e xhamave të selisë së LDK-së në Prishtinë nga persona të maskuar, është sulmuar edhe Zyra qendrore e LDK’së në Gjakovë nga persona deri më tani të panjohur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.

Arban Abrashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka konfirmuar se edhe në Gjakovë, në Kodër të Trimave dhe në Istog janë thyer xhamat e zyrave të LDK-së.

Luan Gola, kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë, tha se sulmin i pari e raportoi një nga banorët në kompleksin banesor ku janë të vendosura zyrat e LDK-së.

“Jam momentalisht para zyrave. Rreth orës 22:15 jemi njoftuar se janë thyer xhamat e zyrave. Policia është në vendin e ngjarjes dhe janë duke u kryer hetimet e nevojshme”, tha ai.

Gola, duke mos dashur të flasë më shumë për shkak të hetimeve të Policisë që janë duke u kryer, tha se LDK e Gjakovës ka informacione jo shumë të sigurta se kush mund të qëndroj prapa këtyre akteve.


Policia: 4 persona të maskuar sulmuan selinë qendrore të LDK-së

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se rreth orës 22:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë thyer xhamat e selisë së LDK-së.

“Dyshohet se katër persona të maskuar kanë dëmtuar-thyer xhamat e zyrës së LDK-së. Te dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, ka thënë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sulmohet selia qendrore e LDK-së, nga persona me maska

Disa persona me maska kanë thyer xhamat e selisë së LDK-së në Prishtinë.

Ljamin e konfirmoi anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherësh ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer hetimet e nevojshme.

“Çfarë di unë është se janë thyer xhamat e selisë së LDK-së dhe personat që e kanë bërë këtë kanë qenë me maska”, tha Abrashi.

▶ LDK dënon sulmet, i bën ftesë opozitës të ndal nxitjen e veprimeve kriminale

Sulmi ndaj zyrave të LDK-së në Istog

Lidhja Demokratike e Kosovës në Istog ka reaguar pas sulmit në zyrat e kësaj partie në këtë qytet. Sonte, përveç selisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, nga persona të maskuar janë sulmuar edhe zyrat në Gjakovë, Istog si dhe zyra e nëndegës në Kodrën e Trimave.

Reagimi i plotë i LDK-së, dega në Istog:

Sapo u informuam që para pak kohe, pothuaj në sinkron me sulmin e zyrave të LDK-së në Prishtinë, është sulmuar zyra e LDK-së në Istog.
Struktura e LDK, Dega Istog, dëshiron të informojë anëtarësinë e saj, simpatizantët, publikun, qytetarët e Republikë së Kosovës, se sulmi në orët e vona i zyrës së LDK-së në Istog, i ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë kur është sulmuar zyra e LDK-së në Prishtinë, flet për një ndërmarrje kriminale, të atyre që i fryjnë dhunës dhe kaosit në Republikën e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka tejkaluar sfida më serioze se sa këto që janë para nesh aktualisht, andaj ri-konfirmojmë, që asnjë rrjet apo ndërmarrje kriminale, e cila planifikon sulme kundër vullnetit të lirë politik të qytetarëve të Republikës, i shprehur përmes zgjedhjeve të lira në përkrahje të LDK-së, nuk ka mundur dhe nuk do të mund asnjëherë ta thyej vendosmërinë e saj, për proceset e konsolidimit të shtetit dhe integrimin euroatlantik.
Këto akte të shëmtuara kërkojnë intervenim të shpejtë nga organet e drejtësisë, sepse si të tilla nuk janë vetëm sulme kundër LDK-së, por janë sulme kundër themeleve të demokracisë dhe Republikës së Kosovës, të cilat LDK, Presidenti i saj Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe qytetarët e Republikës, i kanë vendosur më shumë mund.

SHPËRNDAJE