Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten, në lidhje me sulmet ajrore të SHBA-ve në Siri, shkruan AFP.

Pas sulmeve me 59 raketa Tomhawk në bazën Shayrat në Siri, Rusia ka reaguar duke e dënuar këtë sulm perderisa e ka cilësuar si agresion ndaj një shteti sovran, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Moska kishte kërkuar një mbledhje urgjente nga Keshilli i Sigurise në lidhje me këtë çështje

 

Si reagoi bota ndaj sulmit amerikan në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike.

Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

Por, si reagoi bota ndaj këtyre sulmeve. Më poshtë do të gjeni reagimet e qeverive të ndryshme për këtë sulm:

Polonia 

Një zëdhënës i qeverisë e mbështeti sulmin, duke thënë se SHBA është garantues i paqes në botë.

Turqia

Kryeministri Kurtulumus e mirëpriti aksionin. Ai i tha Fox-it turk se qeveria siriane duhej të ndëshkohej.

Franca

Ministri i Jashtëm Jean Marc Ayrault tha se ishte informuar para se të niste sulmi. Përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte, ka thënë ai.

Mbretëria e Bashkuar

Britania mbështet përgjigjen e SHBA-së ndaj “përdorimit barbar të armëve kimike” nga qeveria siriane, tha një zëdhënës i kryeministres Theresa May.

Irani

“Irani dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për ISNA.

“Irani e dënon sulmin e SHBA-së, pasi kjo vetëm sa forcon terroristët në Siri dhe do të ndërlikojë situatën në Siri dhe rajon”, shtoi zëdhënësi.

SHPËRNDAJE