Pas tensioneve e sulmeve të shumta nga Irani ndaj Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Kosovës në Izrael.

Ministria ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e sigurisë.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase ose të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Ambasadës +972 58-634- 0450 & +972 54-469-9799”

SHPËRNDAJE