turkkkSulmi terrorist i të martës në mbrëmje në aeroportin e Stambollit nuk e ka zvogëluar interesimin e kosovarëve për të pushuar në bregdetin e Turqisë. Ekspertet  thone se ky numer do te dyfioshet  nga ana e  turistet sidomos ata shqiptare nga Kosova, Shqiperia e diaspora qe do te shkojne ne detrat e Turqisë.

Sulme te tilla ka pasur dhe do te kete gjithere ne bote, por ushime tnuk jane ndalur.

Ndonëse sulme terroriste pati edhe vitin e kaluar në Turqi, numri i turistëve kosovar nuk ka shënuar rënie.

Pronari i agjencisë turistike ARS, Qemajl Berisha nga, thotë se tani konsumatorët interesohen më shumë për sigurinë dhe ka më shumë hezitime sesa më parë. Por, sipas tij kjo nuk ka ndikuar që numri të zvogëlohet.

Berisha tregon se ulja e çmimeve për 30% të shërbimeve në bregdet, nuk ka ardhur si pasojë e sulmeve terroriste.

Me këto kushte, në Turqi këtë vit shkojnë 60% më shumë kosovarë sesa vitin e kaluar, tregon Berisha.

SHPËRNDAJE