Universiteti AAB-Riinvest nderon sot me titullin “Doctor Honoris Causa” ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç.

Presidenti Mesiç njihet si presidenti i fundit në ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Ai ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut si dhe në bashkëpunimin regjional.

 

Mbështetje të vazhdueshme, presidenti Mesiç ka dhënë edhe në afirmimin e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi, si dhe ndihmën e pakursyer për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni, përpos laureatit të këtij çmimi dhe përfaqësuesve të Universitetit AAB-Riinvest, do të jenë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministëri i Arsimit të Republikës së Kosovës, Ramë Buja, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa etj.

Ndarjen e këtij çmimi për presidentin Mesiç do ta bëjë rektori i Universitetit AAB-Riinvest, Lulzim Tafa, më 20 korrik në Universitetin AAB-Riinvest, në orën 10:30

 

SHPËRNDAJE