Një nga atraksionet kryesore të Nju Jorkut – Statuja e Lirisë (Statue of Libety) – do të mbyllet për 1 vit në lidhje me punimet rikonstruktuese. Për këtë njoftuan në MPB të SHBA, e cila, në veçanti, është përgjegjëse për ruajtjen e monumenteve kombëtare natyrore dhe kulturore.

Brenda Statujës do të instalohen shkallë të reja dhe ashensorë. Vizitimi i Statujës së Lirisë nga turistët do të ndërpritet më 29 tetor – një ditë pas festimit të 125 vjetorit të përurimit zyrtar të monumentit. Statuja e Lirisë iu dhurua SHBA nga Franca në vitin 1886.

SHPËRNDAJE