Preshevë, m25 tetopr – Dr. Zoran Stankoviç, kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka gjykuar çdo retorikë nxitëse e cila mund të ndikojë në stabilitetin e këtij rajoni dhe në asnjë mënyrë nuk kontribuonte avancimit e këtyre komunave, ctiojne mediat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Bujanoci është qytet në R.Sërbisë në të cilin me shekuj jetojnë Sërbët, Shqiptart, Romët dhe të tjerët.

I ftojmë të gjithë akterët politik dhe ata të cilët dëshirojnë të jenë që të sillen me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Sërbisë” ka thënë Stankoviç duke shtuar se askush nuk ka të drejtë që të kualifikojë njerzit në, të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm pamvarësisht në orientimet e tyre politike.

Kryetari i Trupit koordinues ka theksuar se, përmbajtja e deklaratave që janë në kundërshtim me ligjet e këtij vendi, nuk kanë mundur deri më tash dhe as që do të mund të nxisin tensione dhe setabilitet të kësaj pjese sepse tentime të tilla ka patur edhe më parë.

Stankoviç ka treguar se i beson njerëzve që jëtojnë në këto vise (“Stanković je kazao da veruje ljudima koji žive na tom području ..”)  sepse është i bindur se ato nuk do të ndikojnë në qëndrimin e tyre në çështjen e ruajtjes së mardhënieve të mira ndëretnike dhe ndërnjerzore dhe të gjithë, sikurse deri më tash do të respektojnë ligjet e Sërbisë në punën e tyre të përditshme dhe në jetë, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Edhe Sërbëve edhe Shqiptarëve por edhe të tjerëve që jetojnë në këto komuna, Republika e Sërbisë, organet kompetente dhe Trupi koordinues i garantojnë lëvizje të lirë dhe të gjitha të drejtat njerzore të cilat sipas ligjeve i takojnë.” ka thenë ai

Trupi koordihues edhe më tej do të vazhdojë sikurse deri më tash që bashkarisht me organet tjera shtetërore të Sërbisë të punojë në përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës së qytetarëve në këto tri komuna” ka thënë ne fund Stankoviç.

SHPËRNDAJE