Ambulance cars arrive at Turkey's largest airport, Istanbul AtaturkTë dhënat e fundit nga Stambolli thonë se 28 persona kanë humbur jetën dhe mbi 66 të tjerë janë të plagosur nga sulmi që ka ndodhu në Stamnoll.

 

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi që ka ndodhur me armë dhe bomba në Aeroportin Ataturk të Stambollit,

Raportohet për rreth 40 të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë, pasi të plagosurit janë dërguar për në spital.

Mediat turke thonë se bëhet fjalë për dy kamikazë që kanë ndërmarrë një sulm vetëvrasës.

Kanë shpërthyer dy bomba. Njëra është vendosur jashtë terminalit, ndërsa tjera pranë portës së sigurisë në hyrje të aeroportit.

Ndërsa, autoritetet thanë se nuk ka shpërthyer bombë brenda objektit.

Një zyrtar turk i tha CNN se policia ka gjuajtur në drejtim të të dyshuarve në afërsi të aeroportit, për t’i neutralizuar.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë udhëtarët të ulur në dyshemenë e aeroportit.
Dikush bërtet “Uluni! Uluni!”, ndërsa të tjerë qajnë

Stamboll – Shpërthime dhe të shtëna me armë në aeroportin Ataturk, dhjetëra të plagosur


Dy shpërthime dhe disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës. Sipas mediave turke të shtënat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit.

Mediat flasin se bëhet fjalë për një sulm të mundshë kamikaz, ndërsa raportohen edhe dhjetëra persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe forca te shumta policie.

 

SHPËRNDAJE