Një i ri kosovar, sportist me banim të kahershëm në Gland (VD) të Zvicrës  i cili me disa shokë ishte duke  pritur trenin në stacionin e Gland (Lausanne) paprimtmas është  goditur nga një lokomotivë. Për shkak plagëve të mëdha së shpejti u është orfruar ndihma, ku më pastaj ai është dërgura urgjent me helikopter REGA në spitalin e afërt të CHUV-it  (VD), njofton agjencia informative « Presheva Jonë ».

Gjenevë, 27 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

I riu nga Kosova i shpëtoi dogitjes së trenit me shpejtësi në 100 Km/h

Ngjarja ka ndodhur në fund të javës së kaluar në orët e mbrëmjës (19 :45) kur djaloshi nga Kosova  ishte goditur fortë nga lokomotiva e trenit e cila ishte në shpejtësi prej 100 km/h.

Nga goditja e fuqishme i  riu ishte përplasur dhunshëm dhe ka marru plagë të rënda, ndërsa shoku i tij i cili shoqërohej po ashtu kishte marrur plagë, por pak më të lehta. Personeli i spitalit, thonë se i riu eshte jashtë rrezikut.  Duke rrëfyer mbi ngjarjen e aksidentit e djalit të tij, babai nga Kosova i cili prej vitesh jeton në Zvicër ka pohuar se djali tij edhe pse është i shtrirë ende në spital për festat, është mirë dhe ka shenja përmismi.  Për fatkeqësinë prokuroria e kantonit ka hapur kallëzim penal dhe rasti është nën hetuesi.

SHPËRNDAJE