Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thirrur në takim të premten në orën 14:30 kryetarët e komunave për të diskutuar rreth masave Anti-Covid.

Mirëpo, nga kjo ministri, ftesë për takim nuk i kanë dërguar Asociacionit të Komunave të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Express ka mësuar se kryetarët e komunave janë duke diskutuar për të mos marrë pjesë në takim, pasi që Asociacioni nuk është ftuar në takim.

Burime të gazetës kanë treguar se po e shohin si tendencë për përqarje mosthirrjen e anëtarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në takim.

Ndërsa, vendimi për të marrë pjesë pse jo në takim, pritet të merret sot nga kryetarët e komunave.

SHPËRNDAJE