Preshevë, 20 maj – Më 7 mars të këtij viti, për 7.5 orë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, vizitoi Luginën e Preshevës, Bujanocin dhe Preshevën. Presidenti Nishani, hyri në këto troje nga Bujanoci dhe u kthy për në Shqipëri, nga Presheva, Karadaku i Kosovës Lindore, ishte ky lajmi qe e dha se pari nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Nishani vizite historike ne Presheva, por edhe Presheva ben vizite “historike” me një delegacioni prej 32 personash (nje autobus) ekskurzion dhe “izaret”

Një delegacion nga Kosova Lindore do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, ku do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Delegacioni me 7 anëtarë do të pritet në takim nga presidenti Nishani në orën 18:00.

Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër mbi gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Pritet të ketë bisedime dhe të nënshkruhen marrëveshje mes dy palëve mbi kulturën, arsimin dhe tekstet shkollore, ashtu siç u premtua nga  Nishani gjatë vizitës në mars të këtij viti në Bujanoc e Preshevë, njofton ATSH para tri dite duke përcjellur lajmin e agjencise se lajmeve Presheva Jonë.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Riza Halimi, Leme Xhema dhe Shaip Kamberi janë edhe Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së, Ardita Sinani, deputeti Fatmir Hasani si dhe kryetarë të partive dhe këshilltarë të tjerë të komunave.

Por, pas tri ditesh nga lajmi që u dha nga “Presheva jonë” per kete vizite ne Tiranë, duket se agjenda e perberjes së delagecionit ka ndyshuar duke u fryer, qe sipas gjasave ata nuk do te jenë 7 siq ishte paralajmeruar, por me shume, nisur nga anetaret “kallabllak”  duke e shndrruar ate në një delagacion “kinez”.  Me këtë rast, sipas të gjitha gjasave, do të jenë musafirë 32 anëtare (nje autobus Kosovarlindore-Trans) me qellim që  t’ja kapin presidentit ne ikje doren, vizite ko e cila eshte nje vizitë me shume  ekskurzion dhe pershëndetëse. Siq dihet president te ri Shqiperia pas Nishanit, ka Ilir Metën, te emëruar me 28 prill 2017.

Ilir Meta është zgjedhur ne prill te ketij viti presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament. Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71. Meta bëhet kështu presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë.

SHPËRNDAJE