Për të tetën herë me radhë është ribotuar romani “Gjarpinjtë e gjakut”, i Adem Demaçit. Vepra e cila ka mbushur 50 vjet që nga botimi i saj i parë, bart një mesazh të fuqishëm e patriotik, kanë thënë të pranishmit.

Në emër të Qeverisë së Kosovës zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se “emri i Adem Demaçit si shkrimtar dallon prej shumë shkrimtarëve të tjerë dhe është unikat. Përmes veprës së tij nuk e ka tejkaluar kurrë veten, po përmes emrit të tij personal dhe origjinalitetin e tij ka kaluar çdo vepër që lidh me interesat kombëtare të cilitdo popull në botë”. Sipas Kuçit, Adem Demaçi mbetet unifikim për qytetarin e Republikës së Kosovës, për popullin shqiptar, por mbi të gjitha, simbol i rezistencave sa herë që i është kërkuar ajo”. Vepra e Demaçit është vlerësuar si përpjekje për mbyllur gjakmarrjen si një plagë e shoqërisë sonë.

Në fund Kuçi  tha se të gjithë njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, me punën e tij dhe me veprën  e tij, andaj neve na duhet shumë ky simbol i rezistencës, na duhet ky simbol i unifikimit dhe duhet ta ruajmë, sikur ai që e ka ruajtur kombin shqiptarë mbi pesë dekada.

SHPËRNDAJE