Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dominon me vota ndaj rivalit të tij Edi Rama; sipas rezultateve të një sondazhi të ditëve të fundit, i organizuar nga Instituti Gjerman i Statistikave.

Sondazhi u zhvillua në Qendrën Tregtare “Univers”, në autostradën Tiranë- Durrës. Në votim për dy kandidatët Basha dhe Rama u përfshinë 3482 vetë, nga të cilët rezultuan se 2439 ishin nga bashkia e Tiranës dhe 1024 nga rrethinat apo rrethet.

Referuar rezultateve të këtij sondazhi, për kandidatin Basha votuan 1412 vetë ose 57.90%, ndërsa për Edi Ramën 1027 ose 42.10%. Për sa u takon qytetarëve që nuk ishin banorë të Tiranës, për Bashën votuan 586 vetë, ose 57.23%, ndërsa për Edi Ramën 438 vetë ose 42.77%. 19 vota rezultuan të pavlefshme.

SHPËRNDAJE