“Vërtetë ne jemi ndër ato shtete të pakta të BE-së që ende nuk e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk don të thotë se Sllovakia, nuk bashkëpunon me Kosovën. Përkundrazi vendi ynë ka ndërmarrë një sër hapash  të rëndësishme në raport me Kosovën…”, ka deklaruar  sot  presidenti i Republikës së Sllovakisë z. Ivan Gasparoviç për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Bernë, 14 shtator

 

Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Republikën e Kosovës.  Ajo ka qenë mjaft e zëshme kundër shtetit të ri, por kjo sjellje ka kohë që ka ndryshuar. Gjatë takimit në bernë mes presidentit sllovak dhe asaj të Zvicrës Eveline Widmer-Schlumpf është biesduar edhe cëshzja e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit rajonal

 

Lidhur me qëndrimet  e Bratisllavës ndaj Kosovës, presidenti i Republikës së Sllovakisë z. Ivan Gasparoviç për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” sot është përgjigjur se: “Vërtetë ne jemi ndër ato shtete të pakta të BE-së që ende nuk e kemi njohur pavarësinë së Kosovës, por kjo nuk don të thotë se Sllovakia, nuk bashkëpunon me Kosovën. Përkundrazi vendi ynë ka ndërmarrë një sër hapash  të rëndësishme në raport me Kosovën…”

Situata në Kosovë është duke u zhvilluar mirë, proceset janë në avancim e sipër, tha Gasparoviç, duke shtuar se  “Serbia tashmë ka një qeveri të re nga e cila priten vendime të reja. “Sllovakia mbështet Kosovën, një vend që ka qenë rritja e vazhdueshme në zhvillimin social dhe ekonomik”,  ka thënë presidenti sllovak.

 

Sipa sprsdientit sllovak “Qeveria jonë i njeh pasaportat e Kosovës prej datës 17 korrik, 2012, në përjashtim të atyre diplomatike.Gjithashtu shteti ynë  pranon që kosovarët që kanë viza Schengen të lëshuara nga shtete tjera të BE-së, të vizitojnë apo udhëtojnë trnzit nëpër vendin tonë, ka shtuar ai.”, ka nënvizuar ai

Kosova shpalli pavarësinë në shkurt tëvitit 2008 nga Serbia, dhe që atëherë ajo ka qenë e njohur si një shtet i pavarur më shumë se 90 vende, kupt SHBA-të, Zvicra dhe pjesa dërmues e vedneve të BE-së, por jo edhe nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian – dmth-në me përjashtim të Sllovaki dhe Qipro, Greqia, Rumania dhe Spanja.

SHPËRNDAJE