Partia Kombëtare Skoceze ka fituar shumicën e vendeve në parlamentin e ardhshëm të Skocisë. Kjo i hap rrugën mbajtjes së referendumit për shkëputjen nga Britania e Madhe.

Partia në fjalë ka në plan organizimin e referendumit për shkëputje në një afat pesë vjeçar.

Ndarja nuk është kaq e lehtë nga pikëpamja ekonomike duke pasur parasysh ndarjen e të ardhurave nga nafta e gazi i nxjerrë në Detin e Veriut që lag brigjet skoceze. Po kështu një numër i konsiderueshëm i kompanive më të mëdha britanike e kanë qendrën në Skoci.

Pas rezultatit të zgjedhjeve në Skoci, kryeministri britanik Dejvid Kamerun ka deklaruar se “nëse ata duan të mbajnë referendum unë do të bëjë fushatë me të gjitha fuqitë e mia për ta mbajtur të bashkuar Britaninë e Madhe”.

SHPËRNDAJE