Lausanne, 28 prill -Sot ne Lozane te Zvicres eshte bere perurimi i shtatores (busti) i nobelistes dhe  humanistes shqiptare te njohur ne bote Nena Tereza. Me 4 shtator 2016 Nenë Tereza qe shpallur Shenjtore nga Papa Francesku. Me këtë mund të thuhet se heroi ynë kombëtar në Gjenevë  “Skënderbeu” nga sot na eshte bere me nje motër,  shqiptaren tone Gonxhe Bojaxhiu, ka shkuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke shtuar se nje vlla po ashu e kane ne Zvicer Aleksander Mosiun ne Lugano

 

Moter e vlla (Skenderbeun dhe Gonxhe Bojaxhiun) diapsora shqiptaret i ben bashk ne Zvicer

Meritat për vendosjen e shtatores i ka një këshill iniciues i përbërë nga: Gjergj Prenkoçaj, prof. Ibrahim Syla, prof. Sabri Alidema, veprimtari Cen Kabashi, veprimtarja Fatime Kalimashi, Abée Christophe Godel – Mme

Skulpturën e shtatores së Nënë Terezës e ka realizuar artisti i njohur nga Prishtina, Agron Bytyçi per cka ndikhet krenar dhe i privelegjuar, thotë Prenkoçaj për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Ne ketë inaugurim msysifre special ishte Monsinjor Don Lush Gjergji prej Kosovēs. Njëkohesisht i pranishëm ishte edhe kori i Kishës Katolike Shqiptare, misioni në Arau tē Zvicrës i drejtuar nga z. Don Prenkola. Ndërsa një nderim të veçantë evnementi te sotem ja bëre padyshim prania e pasardhësit të kryeheroit tonë, z. Loris Kastrioti Skënderbeu nga Italia.

Pos autoriteteve shqiptarem ambasadori ne Zvicer Ilir Gjoni ajo e Kosoves Nazane Breca ne perurimin e shtatores se Nene Tereza muaren pjese dhe autoritetet e larta komunale dhe kantonale te Vaudit si Grégoire Junod dhe David Payot nga komuna e Lozanes, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

gjerjgjgSiç bën të ditur Gjergj Prenkoçaj në një bisedë për agejncine e lajemeev “Pesheva Jonë” ne Zvicer perurimi, vurja e sotme e shtatores se Nene Teres sone te madhe ne qytetin e Lozanës ka domethnejen e madhe per ne shiptaret dhe boten humaniste, per gjitha ata qe e duan paqen dhe soliadreitetion mes popujve qe zvcra eshte shembuill i tille i tolerences.Suzanne Duc.

Jo vetem, kaq Nena Tereza sot lidhi dhe bashkoi edhe me shume shqiptaret katolik, muslimane e ortidkos ne Lozane te Zvcres ku nuk u mua vesh ne këte evenement kulturor e humaitar, se a ishin me shume shqiptare mulsimane apo katolik, ku prezent ishte edhe kryemami nē Bernë të Zvicrës prof. Mustafë Memeti nga Presheva.

Po ashtu të pranishëm ihsin edhe nnxenes dhe perfgaesues nga Shkolla Shqipe e Mësimit Plotsues në Lozanë (LAPSH “Naim Frashëri”)” si dhe shoqatat kulturore artistike “Teuta” dhe “Ilirët” të Lozanës.

E gjithë kjo filloi në mars, kur Papa Francis shpalli kanonizimin e murgeshës shqiptare. Prenkoçaj, një katolik me qëndrim në Zvicër për 25 vjet, i vuri vetes si qëllim të shënojë këtë shenjtërim edhe në rrethinën e vendit pritës. Me disa shoqata, ai mblodhi fondet dhe gdhendi një statujë bronzi të zonjës që gëzoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, dhe këtë për t’ia ofruar qytetit të Lozanës.

“Ju kujtojmë se një nga Kishat në Lozanë me emrin Notre-Dame ka një sallë me emrin e shenjtores sonë “Nënë Tereza”.

SHPËRNDAJE