Drejtori i Gjimnazit Skënderbeu, Abdurrahman Zylfiu thotë se përveç vitit të ri shkollor 2011-2012 që është një vit i mbarë për Gjimnazin, për shkak se numri i nxënësve është paraqitur mjaftueshëm për këtë vit, njofton TvP

Në gjimnazin Skënderbeu ka filluar projekti për ndërrimin e dritareve, realizimi i këtij projekti financohet nga ministria e Pushtetit lokal dhe Trupi Koordinues. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa sot bëri një vizitë në objektin shkollës së mesme ku tha se kontrata e këtij projekti është bërë në muajin dhjetor të vitit 2011 dhe tani më 6 janar veç kanë filluar me rikonstruimin e objektit te Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë, sipas tij me këtë do të arrihej efikasitet për kushte më të mira për nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle. Drejtori i Gjimnazit Skënderbeu, Abdurrahman Zylfiu thotë se përveç vitit të ri shkollor 2011-2012 që është një vit i mbarë për Gjimnazin ,për shkak se numri i nxënësve është paraqitur mjaftueshëm për këtë vit, më pas filloi ndërtimin e sallës së edukatës për kulturë fizike dhe tani projekti i dytë ndërrimi i dritareve të shkollës. Sipas z.Mustafa projekti në fjalë do vazhdojë punën deri në përfundim të pushimit dimëror të nxënësve.

SHPËRNDAJE