Po, a do të lejonte Beogradi zyrtar, që në Preshevë, në Bujanoc dhe Medvegjë, Shqipëria ose Kosova, t’i organizonin zgjedhjet e tyre nacionale, ku do të votonin edhe minoritarët shqiptarë? Përgjigjja është negative, ka shkruar sot analisti për ceshtje ballkanie prof. dr. Mehdi Hyseni për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”
Nuk ka asnjë dilemë se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, edhe në Kosovë, është akt i shkeljes së sovranitetit terrirotiral dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, që në kuptimin politkko-juridik dhe kushtetues, do të thotë se Kosova “është njësi territoriale administrative dhe shtetërore e Serbisë”!?
Kjo përzierje dhe agresion indirekt i Srbisë ndaj Kosovës, është edhe një argument më shumë, pse Amerika me aleatët e saj evropianë perëndimorë, duhet ta rishikojë strategjinë e saj politike, diplomatike dhe ushtarake lidhur me zgjidhjen paqësore të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
Ndryshe, do të mbetet vetëm iluzion krijimi i një integrimi dhe ekuilibri ballkanik, për shkak se Serbia e madhe hegjemoniste dhe kolonialiste nuk po heq dorë nga Kosova, nga Presheva, nga Bujanoci dhe nga Medvegja, duke i konsideruar si pjesë integrale të territorit jugor të saj.
“Presheva Jonë” pyet: Shqiptaret e Lugines se Preshevës a duhet apom pse të dalin në zgjedhjet serbe me 24 prill ?
Dhe mu kjo politike shytoyese “tradicionale” e Serbise mbi shqiptaret etnik ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ka bërë qe disa lidere te ndërrojne mendjen duke refuzuar zgjedhjet e ardhshm ne Serbi. Keshtu, kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, njherit kyretar i KKSH-së për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka dekalruar se “ne nuk do te dalim në zgjedhjet serbe. Lugina gati të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës!”
Jonuz Musliu, ne vazhdim ka deklaruar se “dole apo nuk dole ne zgjedhjet serbe, për shqiptaret asgje nuk ndryshon, vazhdon politika diskriminuese bile dhe edhe me keq, papunesi e madhe, vazhdon dhuna, nuk na njihen diplomat, nuk lejohen librat shqip, nuk lejohet flamuri, te merret lapidari i UCPMB-së para syve, na injorojne ne dialogun e Brukselit, jemi mjedisi me i pazhvilluar ne Evropë..?!. Pradnaj partia ime LPD nuk shef kurrëfare aresye për te dalur në zgjedhjet parlamentare serbe. Dhe nuk e di une pse elektorati yne te humb kohë ?!”
Sipas Musliut “nëse lideret tane i thone Lugines së Preshevës- Kosovë Lindore atëhere pse t mos pergatitemi per zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Kjo ide na vjen nga serbet e Kosovës ne Veri, te cilet po pergatiten, madje me ndihmen e disa nderkombëatreve…”