Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësohet nga populli italian në vendin e parë nga liderët botërorë të preferuar pas ndihmës që i dha vendit fqinj përmes dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të luftuar koronavirusin. Në sondazhin e bërë në Itali për Report Tv, ndër liderët botërorë, 62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama, i dyti është Vladimir Putin me 52.8%, i treti Presidenti francez Macron me 41.6, Donald Trump renditet i nënti, Merkel e 12-ta, ndërsa Presidentja e KE-së e 13-ta. Italianët janë shumë të pakënaqur me Brukselin dhe vendet e unionit. Në sondazh italianët janë pyetur lidhur edhe me politikën e brendshme, ku kryeson kryeministri Conte, të cilin qytetarët e vlerësojnë me 67.3% për menaxhimin e situatës nga koronavirusi, Salvini i LEGA-s renditet i katërti, ministri i Jashtëm Di Maio i shtati, ndërsa Berlusconi i 11-ti.

SHPËRNDAJE