Gazetari Valon Syla, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se shefi i Qeverisë, Albin Kurti, po luan “ruletë ruse” dhe se po e vë në rrezik fatin e Kosovës dhe aleatëve që ia dhanë mundësinë, diplomatike dhe elektorale, shkruan Gazeta Metro.


E krejt këto që po i bënë Kurti, mos zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe mos koordinimi me aleatët perëndimor, Syla tha se ekzistojnë dy adresa që kontribuuan në këtë.

 

“Një pjesë e diplomacisë perendimore, dhe një pjesë e popullit kosovarë duke mbështetur Albin Kurtin, ja dhanë dy alltia… një me ujë, njo me strujë…E ai tash me alltia me ujë po luan ‘rullet rus’ duke rrezikuar me fatin e krejt neve dhe atyre aleatë të Kosovës që ja dhanë mundësinë, diplomatike dhe elektorale. Ai sillet kështu sepse e ka KFOR’in, dhe bazat amerikane këtu. Po mos të ishin sigurisht se do ti kthente sjelljet e tij të vitit 1999, duke dhënë dorëheqje dhe duke u zënë rob si aktivist paqe. Ashtu siç në vitin 1999 e ktheu edhe e degradoi gjendjen në Veri të Kosovës, komplet të pikën zero”, ka shkruar Syla.

 

Syla tha se krejt këto veprime të Kurtit, dërgojnë ujë në “mullirin” e Serbisë dhe se po i jep mundësi Vucic’it të luaj lojën e sistemit paralel që dikur Kosova e Ibrahim Rugoves e luante, ku të gjithë u solidarizuan me të.

“Tash paramendo, po na ruan Kurti neve nga Amerika sepse jemi të rrezikuar nga ta se po kërkojnë shumë nga ne. Në fakt krejt këto që po i bënë Kurti po i jep municion vetëm Serbisë së Vucicit, i cili në Veri, po e luan lojën tonë kosovare të dikurshme. Ai po e kopjon lojën e sistemit paralel të Ibrahim Rugovës dhe shoqërisë civike, kur vititet 90′ të gjithë u solidarizuan dhe mos i pranuar insitucionet e dhunshme të Millosheviqit”, ka shkruar tutje Syla.

Njohësi i çështjeve politikë Syla, gjithashtu tha se Kurti më “lojërat” e tij po rrezikon të humbasë krejt atë çka është arritur deri më tani në vend.

 

Postimi i plotë:

Albin Kurti po luan ‘rulet rus’ me Kosovë

Një pjesë e diplomacisë perendimore, dhe një pjesë e popullit kosovarë duke mbështetur Albin Kurtin, ja dhanë dy alltia… një me ujë, njo me strujë…
E ai tash me alltia me ujë po luan ‘rullet rus’ duke rrezikuar me fatin e krejt neve dhe atyre aleatë të Kosovës që ja dhanë mundësinë, diplomatike dhe elektorale. Ai sillet kështu sepse e ka KFOR’in, dhe bazat amerikane këtu. Po mos të ishin sigurisht se do ti kthente sjelljet e tij të vitit 1999, duke dhënë dorëheqje dhe duke u zënë rob si aktivist paqe. Ashtu siç në vitin 1999 e ktheu edhe e degradoi gjendjen në Veri të Kosovës, komplet të pikën zero.

Fajin për shkatërrimin e krejt përpjekjeve të deritanishme diplomatike kosovare, po mundohet me ja lënë opozitës, që e kanë lonë keq kishe Kosovën. Dhe të gjithë këtë pas disa sulmeve me facebook të Opozitës po rren se në Veri e bëri namin. Por atje po hynë pa amerikanë, madje kundër tyre me të cilët po sillet kishe po e ruan edhe Kosovën nga Amerika.

Tash paramendo, po na ruan Kurti neve nga Amerika sepse jemi të rrezikuar nga ta se po kërkojnë shumë nga ne.

Në fakt krejt këto që po i bënë Kurti po i jep municion vetëm Serbisë së Vucicit, i cili në Veri, po e luan lojën tonë kosovare të dikurshme. Ai po e kopjon lojën e sistemit paralel të Ibrahim Rugovës dhe shoqërisë civile, kur vititet 90′ të gjithë u solidarizuan dhe mos i pranuar insitucionet e dhunshme të Millosheviqit.
Albini po ja fal të gjitha Serbisë për një ditë, marrëveshje të cilat diplomacia kosovare me mezi i bindi serbet ti veshin uniformat e policisë, të punojnë në gjykata kosovare, të mbajnë elemente të shtetit të Kosovës.

Militantat fallc të paguar nga Vetëvendosje po bëjnë presion nga zori, që oficerët e tij po e ndjejnë dhe po e shohin dështimin e tyre para syve.
Por ky është vetëm një fillim për fundin e Kurtit.

Kosova e Pavarur u bë shtet në partneritet me perendimin. Edhe atëherë Kurti s’ishte me këtë mendësi. Një send e di, që Kryeministri jonë, nuk është bash i joni…
Dhe kështu nuk do ta ketë gjatë. Nuk do ta ketë mirë e as mbështetjen e diplomacisë perendimore, nga serbet lokal ho se jo, por as me ata kosovarë që vendin e prunë deri këtu, në Pavarësi e integrim të Veriut ojesërisht, për të mirë e për të keq, të cilin Kurti do me humb me rulet rus, për popullizëm patetik nacionalist, për një grusht vota, të cilat po i humb nga paaftësia me qeverisje të keqe, ministra të dobët dhe jokometencë totale.

SHPËRNDAJE