Ballina Vecuara Çekia thirrje serbëve të kthehen në institucione, Qeverisë që të themelojë Asociacionin

Çekia thirrje serbëve të kthehen në institucione, Qeverisë që të themelojë Asociacionin

0

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, ka bërë që të reagojnë nga bashkësia ndërkombëtare.

Së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga Çekia e cila u ka bërë thirrje serbëve të kthehen në institucione.

Shteti çek i ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Kosovës që të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kështu është bërë e ditur në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë.

“Presidenca Çeke i bën thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione të Kosovës. I bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.

 

Kujtojmë se të shtunën më 5 nëntor, Lista Serbe ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka thënë më 5 nëntor se vendimi për largim nga institucionet do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.

Ndëraq sot e diele, kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e katër komuneve veriore. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE